• |
ide | kryesore

Ulja e tarifave të roaming-ut mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është në proçes

-Instant, Lajme, Të fundit



Majlinda Bregu nuk i ndahet precesit të roaming-ut. Pas suksesit në zbatimin e “Fol si n’shpi” të uljes së tarifave celulare, brenda vendeve të Ballkanit Perendimor, tashmë ka nisur proçesin për uljen e tarifave të roaming edhe ndërmjet BE – Ballkanit Perendimor.

Dy Komisionerët e Komisionit Europian Olivér Várhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Thierry Breton, Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), sot zhvilluan një takim me operatorët celularë në Bashkimin Evropian (BE) dhe Ballkanin Perëndimor (BP), për të diskutuar mbi uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe rajonin tonë. Qëllimi është vazhdimi i procesit, ndërmarrja e hapave konkret për të nisur uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballakit Perëndimor, në vitin 2023. Brenda vitit 2027 pritet ulja e çmimeve të roaming-ut, në nivelin e çmimeve kombëtare.

“Ne, RCC, Komisioni Evropian, qeveritë përkatëse të Ballkanit Perëndimor, operatorët celularë dhe agjencitë rregullatore, kemi ndjekur së bashku një rrugëtim të gjatë në procesin e uljes së tarifave të roaming brenda Ballkanit Perëndimor. Roaming-ut pa pagesë, “Fol si n’shpi”, në rajonin tonë më 1 Korrik 2021, është një realitet i prekshëm. Edhe pse në kohë kufizimesh udhëtimesh, është vërejtur një rritje e konsiderueshme në të gjithë treguesit e përdorimit të roaming, për shkak të regjimit “Fol si n’shpi”, në thirrjet dalëse/hyrëse, sms dhe të dhënat e tjera të internetit. Nëse krahasojmë gjysmën e parë të vitit 2021 me gjysmën e dytë të të njëjtit vit – ose para dhe pas regjimit të roaming pa pagesë brenda Ballkanit Perëndimor- kemi vërejtur një rritje me 100% të përdoruesve të roaming në Ballkanin Perëndimor, ndërsa konsumimi i roaming-ut, të të dhënave është rritur deri në 460%.  Në vitin 2019, kur nuk ka pasur kufizime udhëtimesh përdoruesit e Roaming në Ballkanin Perëndimor kanë bërë gjithsej 71 milionë minuta telefonata dalëse. Ndërsa në vitin e 2021, kur nisi zbatimin “Fol si n’shpi” edhe pse vit pandemie, janë bërë143 milionë minuta telefonata dalëse. Nuk u mjaftuam me kaq, por prej vitit të kaluar, sërish së bashku, kemi nisur intensivisht një përpjekje të përbashkët me Komisionin Evropian dhe operatorët celularë, për uljen e tarifave të roaming ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, përmes një procesi konsultimi të hapur, transparent, gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës”, tha në takim Majlinda Bregu.

Qëllimi i këtij procesit është ofrimi i përfitime të drejtpërdrejta, për qytetarët e rajonit dhe të BE-së si dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit në Ballkanin Perëndimor. Ç’ka mund të arrihet nëpërmjet reformave ambicioze, politikave ekonomike, të kombinuara me uljen e tarifave të roaming-ut, përmes vetërregullimit dhe marrëveshjeve tregtare e ndëpërmjet bashkëpunimit me operatorët celularë

“Është e vërtetë që ulja e tarifave të roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është proces më i ndërlikuar sesa roaming pa pagesë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por qeveritë tona janë të angazhuara mbi rëndësinë që i kushtojnë përmirësimit të mjedisit të biznesit në këtë fushë – ato po bëjnë pjesën e tyre në këtë proces. RCC e ka prioritet mbështetjen për qeveritë për të kryer këto reforma. Për më tepër, prania e komisionerit Várhelyi dhe komisionerit Breton rikonfirmojnë sot mbështetjen politike që KE i jep këtij procesi”, përfundoi Bregu.

RCC, KE dhe operatorët celularë nga BE dhe BP u takuan disa herë vitin e kaluar dhe këtë vit, duke siguruar qëndrueshmëri të procesit, duke adresuar nevojat dhe sfidat së bashku. RCC është e përkushtuar të mbajë një proces konsultimi më të strukturuar me operatorët celularë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, përmes Grupit Këshillimor dhe Koordinues që pritet të lançohet së shpejti.



3 Comments

  1. U zgjidhen nga zinxhiri sharsit dhe shpifesit profesjonist.
    Mjafton te jesh kunder Berishes , se te sulen me dhembet jasht keto zgjebet.
    Shikoni si do ndryshojne komentet e ketyre kermave nese kjo Bregu neser flet mire per Berishen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *