Deputeti demokrat Agron Shehaj bëri pasditen e sotme një denoncim të fortë në Kuvend.
Papritur, nxorri një foto të disa forcave të policisë për të cilët tha se ndodhen brenda biznesit të tij. Shehaj, një zë i fortë brenda opozitës, zbuloi se prej dy javësh policia ka sekuestruar de facto biznesin e tij, duke i bllokuar hyrjen çdokujt.

Shehaj zbuloi se nga Prokuroria ka marrë një përgjigje të qartë. Se nuk ka urdhër për sekuestro drejtuar biznesit të tij.

Shpjegimi që deputeti demokrat dha nga foltorja e Kuvendit mund të përmblidhet në një fjalë. Hakmarrje. Sipas Agron Shehajt, Edi Rama është hakmarrë për të gjitha denoncimet që deputeti vetë ka bërë për abuzimet e qeverisë. Ai numëroi disa, nga inceneratorët, tek përfshirja e familjarëve të Olta Xhaçkës si investitorë strategjikë, apo edhe abuzimin në Butrint me të përfshirë të afërmit e Damian Gjiknurit. ©LAPSI.AL
Lexo më tej: Agron Shehaj: Shqiptarët duhet të dinë ku shkojnë paratë publike, ligj për ndalimin e kompanive offshore
Lexo më tej: Fakte të reja/ Shehaj: Qeveria ka marrë me miliona lekë kredi, garanci lë paratë e shqiptarëve
Lexo më tej: Agron Shehaj në protestë: S’jam këtu as për veten, as për Berishën
Lexo më tej: Shehaj: Rama do përdorë amnistinë fiskale për të shpëtuar klientët e tij të përfshirë në krime financiare