• |
ide | kryesore

Aksidentimi i të miturit në Elbasan, banorët protestojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Elbasan



Banorë e të afërm të të miturit që u aksidentua me pasoja të rënda këtë mesjavë në një nga rrugët kryesore në lagjen “5 maji” në Elbasan zhvilluan një protestë. Ata kërkuan marrjen e masave urgjente nga ana e autoriteteve për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Të indinjuar nga ngjarja e rëndë dhe të shqetësuar për jetën e fëmijëve të tyre protestuesit kërkuan që bashkia dhe policia rrugore të marrin masa urgjente për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe sinjalistikës. Sidomos asaj që kufizon shpejtësinë në qendrat e banuara. Protestuesit kanë ngritur si shqetësim qarkullimin e dendur në këtë lagje për shkak të kryerjes së shërbimeve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor.

Duke qenë një institucion e tillë në zemër të kësaj lagjeje sipas protestuesve duhet me patjetër që të vendosen “policët” e shtrirë në rrugë.

E kemi sugjeruar dhe kërkuar disa herë një gjë të tillë, por asnjë masë nuk është nga pushteti vendor i cili kujtohet për ta vetëm në kohë fushate. Makinat kalojnë edhe me 120 km/h sikurse ishte rasti i fundit ku përplasi të miturin.

Fëmija është shumë keq, ka lëndime në kafkë. Ai ndodhet në gjendje kritike te Spitali i Traumës. Kemi bërë ankesë e gjithë lagjja. Këtu po na vriten fëmijët”. Kështu u shpreh një protestues.

“Ka trafik në këtë zonë sepse është një nga lagjet më të mëdhajnë qytet. S’ka sinjalistikë. Nuk mund të vazhdohet me këtë situatë dhe rrezikun që u kanoset qytetarëve”. Kështu u shpreh ai.

Lexo më tej: Aksidentoi 4-vjeçarin me makinë, arrestohet i riu në Elbasan 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *