• |
ide | kryesore

Arrestohet 27-vjeçari në Fier, kapet me lëndë narkotike e 435 mijë lekë të padeklaruara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti”. Ai u kap teksa qarkullonte me makinë duke patur me vete lëndë narkotike kanabis. Po ashtu në makinë iu gjetën dhe 435 000 lekë, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Në vijim të operacionit efektivët ushtruan kontroll në banesën e këtij shtetasi. Aty u gjetën dhe u sekuestruan pajisje për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, një laptop dhe 2 aparate celulare.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas shiste lëndë narkotike dhe gjeneronte në mënyrë të kundërligjshme kriptomonedha, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– H. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit “Rrjeti”, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisje për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, një laptop dhe 2 aparate celulare. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Nuk kam asnje koment mbi lajmin.
    Por, pse i perserisni paragrafet nga dy-tre here?
    Cfare lloj gazetarie eshte kjo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *