• |
ide | kryesore

ARRSH: Këto janë rrugët ku nuk do të ketë më policë rrugorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi thotë se në disa akse rrugore do të nisë monitorimi përmes Qendrës Kombëtare të Monitorimit duke shmangur praninë e policëve rrugorë.

Në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania, Berberi u shpreh se janë duke u monitoruar me këtë mënyrë 200 km e para që përfshijnë akset Tiranë-Elbasan, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë.

“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut që do të bëjë monitorim me radarë të të gjitha akseve rrugore. Pjesë e qendrës do të jetë ARRSH, policia, emergjencat civile, ku në kohë reale do të vijë informacioni duke hequr policët nga rruga.

Kemi nisur me 200 kilometrat e para, në akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Kashar-Rinas dhe Fier-Vlorë që do monitorohen dhe nuk do ketë më policë qarkullimi në këto akse, por do monitorohen nga qendra e monitorimi dhe kur ka një shkelje të vjen gjoba në shtëpi”, tha kreu i ARRSH.



1 Comment

  1. Po kush e verteton zbatimin e drejte te ligjit, ku mund te ankohesh ne rast padrejtesie?
    Garant per drejtesine eshte kjo polici qe vret njerrez dhe manipulon provat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *