• |
ide | kryesore

Christina Aguilera publikon versionin e ri të “Beautiful”

-Instant, Paparazzi, Slider



Christina Aguilera ka publikuar klipin e “Beautiful (2022 Version)“, i cili është një version i ri i hitit të saj në 2002.

Video”, me regji të Fiona Jane Burges, ka një qasje moderne. Por ka të njëjtin mesazh frymëzues, pasi disa të rinj mbajnë telefona si një reflektim i obsesionit të sotëm me mediat sociale. Ajopërfundon me një mesazh  që i kujton shikuesit se sa kanë ndryshuar gjërat që nga publikimi i projektit origjinal.

“Në 20 vitet e fundit , mediat sociale kanë transformuar marrëdhëniet  me trupin dhe shëndetin mendor,” lexojnë fjalët mbi një celular. “Koha e kaluar në  rrjetet sociale është e lidhur me çështjet e imazhit të trupit tek fëmijët dhe adoleshentët. Kjo duhet të ndryshojë”.

Videoklipi origjinal  preku temat e të ushqyerit të çrregullt, identitetin gjinor si dhe çështjet LGBTQ+. Christina Aguilera ushfaq e ulur në  dhomë, ndërsa temat u eksploruan përmes aktorëve.“Beautiful” ishte kënga e dytë nga albumi i katërt në studio i Aguilera, Stripped. Videoja e debutoi në vendin e dytë në  MTV dhe mbeti në tabelën e videove muzikore të njohura për 50 javë. Për më tepër, fitoi shumë vlerësime nga kritikët./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/19/christina-aguilera-nderohet-per-punen-e-saj-filantropike/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *