• |
ide | kryesore

Dy deklaratat e forta të Yuri Kim brenda pak javësh

Arkiva



Nuk janë të pakta deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim për drejtësinë në vend dhe reformat ndaj saj.

Shpesh, ajo publikisht ka treguar mbështetjen ndaj SPAK dhe Reformës në Drejtësi, ku nuk kanë munguar edhe takimet me zyrtarët e lartë.

Më 11 tetor, diplomatja amerikane u shpreh se ishte në dijeni të disa përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të mos ketë ndëshkime për më të fuqishmit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim tha se tani është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Sipas saj, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ka më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. Po i kushtojmë vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi”, shkruajti diplomatja në Twitter.

Por sot, ajo ka zhvilluar një tjeter takim të rëndësishëm me gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme. Edhe në takmin e sotëm nuk mungoi një tjetër deklaratë e fortë nga Kim, ku iu drejtua gjyqtarëve se kanë në dorë fatin e vendit. “Me vendimet tuaja ju keni në dorë fatet e vendit, jepni vendime të drejta që fëmijët tuaj mos braktisin vendin”- mësohet të ketë thënë Kim në takim./ Euronews Albania

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *