• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski flet për ndarjen nga producenti: Ndjej trishtim

-Instant, Paparazzi, Slider



Emily Ratajkowski  ka folur së fundmi publikisht për ndarjen nga Sebastian Bear-McClard.

“I ndjej të gjitha emocionet,” tha modelja për Harper’s BAZAAR. “Ndjej zemërim, trishtim. Ndjej eksitim. Ndjej gëzim. Ndjej mendjelehtësi. Çdo ditë është e ndryshme”, vazhdoi ajo. “E vetmja gjë  që di është se po i ndjej të gjitha ato gjëra,  që  më bëjnë të besoj se do të jem mirë.” Ratajkowski ,e cila kohët e fundit u pa duke u shoqëruar me DJ Orazio Rispo  pranoi se “ka patur takime”, por nuk është në aplikacione.

Intervista e re u publikua vetëm disa ditë pasi aktorja e “Gone Girl” u pa me Rispo,në New York , pasi ndezi thashethemet për romancë me Brad Pitt. Dyshja u fotografuan duke u puthur përpara se ajo të hyptenë pjesën e pasme të motoçikletës së tij. Ajo gjithashtu u pa duke u shoqëruar me Pitt. Megjithatë, një burim i tha Page Six se ata ende nuk kishin dicka serioze. Emily Ratajkowski paraqiti kërkesën për divorc nga babai i djalit të saj menjëherë pasi u zbulua se çifti i kishte dhënë fund lidhjes në korrik. Ata  u martuan gjatë një ceremonie civile në New York City më 23 shkurt 2018, me vetëm disa miq si dëshmitarë.
Dyshjamirëpritën djalin e tyre më 8 mars 2021./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/19/kush-eshte-i-dashuri-misterioz-i-emrata/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *