• |
ide | kryesore

Karma kthehet gjithmonë: çfarë sikleti për Piqué, i detyruar të veshë fanellën me të shkruarën ‘Shakira’

-Instant, Sport
Shakira



Emri i këngëtares kolumbiane Shakira mund të përfundojë në fanellën e re të Barcelonës. Shenjë e fatit, apo ironi e fatit kjo pak rëndësi ka. Por mbrojtësi blaugrana, Gerard Piqué, që sapo është ndarë me kantautoren, duhet të ndihet vërtetë në siklet. Foto e “fanellës” së re u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Tashmë janë mijëra tifozë të ish-çiftit që ëndërrojnë të shohin futbollistin spanjoll me emrin e Shakirës në gjoks. Për më tepër që Piqué tashmë është në një lidhje të qëndrueshme me studenten 23-vjeçare Clara Chia Marti.

Lexo më tej: Shakira, këngë dedikuar Gerard Pique

Gjithçka do të varet nga bashkëpunimi komercial që Barcelona ka lidhur me Spotify gjatë El Clasico së humbur ndaj Real Madrid. Katalanasit janë në kërkim të vazhdueshëm të të ardhurave ekonomike dhe asnjë mundësi arkëtimi nuk neglizhohet. Për momentin, në fanellën blaugrana shihet imazhi i një bufi, në homazh ndaj reperit kanadez Drake. Ai është artisti i parë që kapërceu murin prej 50 miliardë riprodhimesh në platformën muzikore. Nuk është e sigurt që e këngëtarja e radhës mbi fanellën katalanase të jetë vërtet Shakira, një nga yjet më të njohura të muzikës latine. Por fakt është se kolumbiania ka festuar së fundmi një miliard në platformën streams me këngën “Hips don’t lie”.

REAGIMET

Një “hakmarrje” e bukur për gruan, nëse projekti aprovohet. Sidomos duke pasur parasysh momentin e vështirë me të cilin ajo po përballet. “Kjo është ora më e errët e jetës sime. Ka ditë që më duhet të mbledh copa të vetes nga dyshemeja”, tha popstar-i për divorcin dhe tradhtitë e shumta që i atribuohen ish-bashkëshortit. Dhe publiku duket se është në anën e tij. “Do ta dëgjoj Shakirën çdo ditë vetëm për të shoh logon e saj në fanellën e Piqué”, shkruan një fans. E si ai, edhe shumë të tjerë, që e shohin këtë histori si kthimin e karmas mbi mbrojtësin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *