• |
ide | kryesore

Kim: Mbaroi koha e blerjes dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në fjalën e saj në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh se koha e atyre “që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë”, ka kaluar tashmë. Diplomatja amerikane solli në vëmendje presionin, kërcënimet dhe tentativat për të blerë gjyqtarë e prokurorë. Ajo shtoi se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. Nga ana tjetër ambasadorja motivoi gjyqtarët dhe prokurorët që të vijojnë të bëjnë detyrën.

Fjala e Kim:

“Gjykata ka kaluar ndryshime thelbësore që në fillimin e saj dhe ju jeni përkushtuar për një ndryshim. Reformat të cilat ndodhen në 2016 ishin shumë të vështira, por të domosdoshme. Falë këtyre ndryshime GJK është e aftë të bëj punën e saj. SHBA është krenar që kemi mbështetur Gjykatën në këto momente të vështira, që nga Vettingu te triumfi i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe mirëpres ditën kur gjykata të ketë çdo vakancë të saj me gjyqtarë të kualifikuar.

Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara. Ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni! Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur. Ka dënim për ata që kryejnë krime, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet ë bëjë çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni që të keni frikë nga këto kërcënime. Bëni punën tuaj. Lejoni që qytetarët shqiptarë të besojnë.”



14 Comments

  1. IK MI HIPOKRITE

    FUT BRENDA PER ICENERATORET KRYEMINISTRIN DHE FITON BESIMIN TIM

    NE EMER TE PRANVERES ARABE DHE NAFTES JU SHKATERRONI KOMBE E NJERREZ

    1. UNE VETE JAM ME PEDAGOGET ME DIPLOMA DHE ARRITJE
      JO ME SHPELLARIN PIKTOR DHE BAXHELLEN E GREQISE QE MBESHTETI TI ZONJA AMBASADORE

  2. PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    V
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER
    PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *