• |
ide | kryesore

Tronditet Milan, Maignan kthehet në vitin 2023: Franca shpreson akoma ta ketë në Katar 2022

-Instant, Sport
Maignan



Dëmtimi i Mike Maignan nuk është i përsëritur, por për Milan kjo ndryshon pak gjë. Dëmtimi i shputës së majtë, e njëjta këmbë në të cilën portieri sapo kishte rikuperuar dëmtimin në pulpë, kërkon kujdes. Për këtë arsye “10 ditë, para një vlerësimi të ri”, sipas deklaratës zyrtare, duket se e kanë mbyllur 2022 me fanellën kuqezi. Për Francën dhe Katar 2022, megjithatë, një shpresë mbetet. Trajneri Deschamps do t’i lërë një derë hapur 27-vjeçarit, që ëndërron të luajë Botërorin e tij të parë në karrierë.

SITUATA E MILANIT

Në dhjetë ditët e ardhshme Milani do të luajë kundër Monzës, Dinamo Zagreb dhe Torinos. Ndërsa ndaj Salzburg do të mbyllë grupin e Champions League. Megjithatë, duke llogaritur edhe disa ditë për t’u rikthyer në formë e duke qenë shumë optimist, Maignan mund të rikthehet më 13 nëntor kundër Fiorentinës. Kjo është edhe ndeshja e fundit para pushimit për Botërorin. Pyetja e vërtetë është: kujt do t’i leverdiste? Edhe sikur këmba të ishte në rregull, kuqezinjtë nuk mund ta aktivizonin më deri në fillim të janarit. Në rast të një rikthimi të dëmtimit, pjesëmarrja e lojtarit në Kupën e Botës do të rrezikohej.

Lexo më tej: Paradoksi i Milan me Maignan: jashtë listës së Champions, por mund të luajë në kampionat

SITUATA E FRANCËS

Ja përse gjithcka të bën të mendohet se Milan do të ketë në dispozicion Maignan vetëm në vitin 2023. Vendimi për të shkuar pastaj në grumbullim me kombëtaren e Francës i takon krejtësisht 27 vjecarit. Sigurisht në marrëveshje me Deschamps dhe mjekët kuqezi. Duke anashkaluar debutimin e Francës, të planifikuar për 22 nëntor me Australinë, mundësia e duhur mund të ishte kundër Danimarkës. Kjo do të thoshte një muaj për t’u rikuperuar më mirë nga dëmtimi. Të fitojë entuziazëm nga turneu më prestigjoz dhe më pas të rifitojë fanellën titullare të Milan, ndaj Tatarusanu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *