• |
ide | kryesore

PS mburojë e Olta Xhaçkës, refuzon Kushtetuesen për çështjen e hotelit në Dhërmi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Edi Rama dhe Olta Xhaçka



Partia Socialistë do të bllokojë gjykimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit të Olta Xhaçkës nga Gjykata Kushtetutese, në lidhje me vendimin e qeverisë që e shpalli bashkëshortin e saj “investitor strategjik” për një hotel me 5 yje në Himarë.

Raporti i hartuar nga deputetët e Partisë Socialiste dhe që pritet të miratohet në parlament thotë se Xhaçka nuk është në shkelje të nenit 70 pika 3, sipas të cilit “deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”.

Me këtë raport, Partia Socialiste bëhet mburojë e deputetes dhe ministres së qeverisë, për një çështje të dyshuar për nepotizëm dhe konflikt interesi.

Xhaçka pranoi të merrte vendim Gjykata Kushtetuese

Vendimi i Partisë Socialiste bie ndesh me deklaratat e mëparshme të Xhaçkës, që ka pranuar që vendimi për papajtueshmërinë e mandatit të saj të merret nga Gjykata Kushtetuese.

Në seancën e datës 23 Qershor të këtij viti në parlament, Xhaçka sfidoi opozitën që ta dërgonte rastin e saj në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa debatonte me deputetin Agron Shehaj.

“Ju ftoj ta çoni çështjen në gjykatë Kushtetuese dhe nuk mund të vish sot këtu të hedhësh baltë mbi punën, djersën e tij e ëndrrat apo aspiratat për të bërë një gjë më shumë” u shpreh ajo.

Më herët, bashkëshorti i saj, Artan Gaçi kishte pranuar se nga shpallja si investitor strategjik kishte përfituar përdorimin e plazhit para hotelit në Dhërmi.

Bashkëshorti dhe kunata, investitorë strategjikë

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët” ka pranuar për BIRN Artan Gaçi. “Më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët” ka shtuar ai.

Por sipas dokumentave, në lojë u përfshi edhe kunata e ministres Xhaçka, Tawni Lin Grzych-Sutton ecila është partnerja prej shumë vitesh e Andi Xhaçkës – vëllai i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kompania e Sutton e fitoi të drejtën e përdorimit të tokës në bregdet nëpërmjet një marrëveshje me kompaninë AG.TCC Sh.p.k – në pronësi 100% të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres Xhaçka.

Lexo edhe: Resorti në Drymades, Artan Gaçi: ‘Unë jam investitori strategjik’

Lexo edhe: Aktori i Portokallisë investitor strategjik/ Si po falen tokat shtetërore tek miqtë e Ramës

Kompania e Gaçit mori statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij.

Gaçi i tha BIRN se për të shmangur konfliktin e interesit, “kishte gjetur një kompani amerikane me përvojë për të menaxhuar investimin dhe plazhin”.

Në dy vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike përcaktohen edhe lehtësi të tjera për dy kompanitë në pronësi të familjarëve të afërt të ministres Xhaçka, të tilla si asistencë dhe procedurë e përshpejtuar për çdo akt administrativ, funksionimin e shërbimeve mbështetëse të furnizimit me ujë, lidhjen në rrjetin elektrik, kanalizimet e ujërave dhe infrastrukturë rrugore për objektin.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi tha se “çështja do të dërgohet nga Gjykata Kushtetuese për zgjidhje të kompetencave”. Ai përsëriti akuzën se ministrja për Evropën dhe Çështjet e Jashtme përfitoi nga pozitat e deputetit dhe ministrit dhe “vendosi të bëjë milioner bashkëshortin e saj”./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/07/08/olta-xhacka-mbrohet-me-avokat-para-keshillit-te-mandateve/



16 Comments

  1. Saliu i mesoi shume keq,nga vjedhje tani kane kaluar ne granite.
    Prandaj Meta-Sali po cmenden, duan llokme me te madhe se Rama.

    1. Ik ore qelbesire qe flet me tifozeri!!!!

      KJO ESHTE NJE SKANDAL QE NUK E KUPTOJ SE SI USA PRANON TA KETE NE TAVOLINEN E OKB BASHKE ME NJE AMBASADOR QE KA TE NJEJTAT HISTORI.

      E KEQJA ESHTE SE TE HUAJT NE OKB DEGJOJNE CA FJALIME SHABLLON DHE NUK DINE TE LEXOJNE SHQIP QE TE SHOHIN SE ME CFARE PLEHRASH E HAJDUTESH KANE PERBALLE

  2. Olta xhacka do te pastroje paret Zift te Mamit me ndihmen e partiese se Vlado RAMANOV!!

  3. Partia e rublave te putinit ,tokes se xanun ,gerdecit dhe 21 janarit qenka shqetesuar per rrugicen para hotelit qe eshte ne projekt.

    1. o goje wc, se eshte bloze PD nuk domth se keta hajdute duhen duruar!!!!

      si ka mundesi te kesh te tille ministre te jashtme. eshte turp

  4. Kjo prostituta, nga halabake, pabukse, me shtepi tek 2-kareshet ne “Ali Demi”, u rekrutua nga Soros (sepse plotesonte kushtin *llum i shoqerise*) e cuan ne SHBA dhe i dhane nje diplome false, te tipit Kristal, ne universitetin e Soros atje (si puna e Plehut te Bashkise me shoke). C’merreni me keto pucaqi dhe cfare prisni qe te bejne tjeter keta pervec se te vjedhin, grabisin, shkaterrojne, KAQ!

  5. Po keta investitoret strategjike qe korruptojne bashkite e bregdetit per te marre tokat e te tjereve apo prona publike ne plazhe, a do te denohen sipas ligjit ?

  6. Llozha siciliste e narkoman-neurotikut pervers.
    Asnje gojore te haremit Nuk e leshojne…
    Jo me kryegojoren xhachka chuchka kuchka gojesperme.
    Harem hesap.

  7. Ne kete menyre i gjati ine i hap rrugen çmendurise kolekrive te politikaneve dhe sidomos te sektit mavi .
    Deri tani politikanet kane vjedh sa kane dash por fshehurazi , ndersa nga sot do vjedhin hashiqare dhe te ligjeruar .
    I hoqe shtetit edhe nocionin e shtetit , nocionin e vetem qe i kishte ngel . Me kete veprim i dhe pushtetit nocionin e bandes mafioze .

  8. Ky vend u kthye ne nje kuplara te madhe 28.000 km2.
    Rrofte sekti mavi , rrofte palloshi . Skeni pare gje akoma o milet

  9. Sa e turpshme aq edhe vrastare . Po trgoni fytyren tuaj te vertete o rilindas . Po tregoni se pushtetin nuk e keni dashur per te udhehequr e per te bere pune te mira por thjesht per te vjedhur shqiperine dhe shqiptaret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *