• |
ide | kryesore

Rama “kunjë” ambasadorëve, Yuri Kim mesazh të kriptuar kërcënuesve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama kim



30-vjetori i Gjykatës Kushtetuese mblodhi Edi Ramën dhe Yuri Kim aty për të mbajtur fjalë, ku Rama i futi një “kunjë” ambasadorëve, ndërsa Yuri Kim dha një mesazh të kriptuar sa i përket atyre që përfitojnë nga drejtësia.

Kreu i qeverisë u shpreh se diplomatët e huaj në Shqipëri kanë luksin ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, por pa përmendur askënd nga ambasadorët me emër. Kujtojmë se Yuri Kim ka reaguar shpesh për vendimet e gjykatave në vend.

“Kemi përballë dhe sytë e diplomatëve të huaj, të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndjehen të huaj në territoret e saj. Madje kanë dhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave çka për mua nuk është hiç e këshillueshme lëre pastaj e imitueshme. Një fjalim përgëzues dhe linear mbetet në kufijtë e të pamundurës. Një fjalim kritik mbetet i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve që emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Kështu dhe këtij kurthi do t’i shmangem”. Kështu u shpreh kryeministri Rama.

Lexo më tej: Yuri Kim shpreh mbështetjen për “Ballkanin e Hapur” 

Rama braktisi sallën kur fjalën e mori ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

“Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara. Ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre. Do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. 

Të gjithë ata që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë, ju them “Mjaft, koha juaj ka ikur”. Koha e telefonatave, dhuratave dhe kërcënimeve ka mbaruar. I keni shijuar privilegjet, keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Kjo kohë ka përfunduar tashmë”, tha Kim. ©Lapsi.al 



28 Comments

    1. ICENERATOREEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEETTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTTT

  1. ti duhesh per kete sport o ram sepse nese do te ishte berisha do i kishte ferkuar koken te gjitheve e do ti bente si vetja

    1. Po I vjen fundi edhe ketij goje hales ! Se shpejti do ta shihni jo non grata por ne Burge te gjate per vjedhjet galopante qe po ju ben shqiptareve te varfer!

  2. Mir qe i erdhi dikush qe i rregulloj te gjitha institucionet tona se kishin mar per kot vetem lek donin nga populli i gjor te gjithe ata punonjes

  3. Gjykatat nuk e kryebin me fuksionin e tyre nese nuk shifnin klients me xhepat plot ndersa tani ska shance me . Bejn punen pasi korruosioni nuk ekziston m

  4. Tani shohim qe korrupsioni eshte zhdukur totalisht ne vendin tone e per merite eshte vetem e kryeministrit tone

    1. dhe eshte shume e vertet zonja kim eshte shume e rrespektuar por reagon ne cdo vendim te gjykates dhe muabkjo me duket pak e tepruar

  5. Vetem me ju Edi ecim perpara dhe drejtesia do shkoje ne vendin e duhur,ama vetem nje gje beni ca te doni po vetem ate Saliun merruni ne fillim se dhe kriminel dhe endet i lire ne vend duke dashur te beje dhe ligjin

  6. nuk ka nevoj per keto tituj vlersoni punen e bere nga qeveria me zhdukjen e korrupsjonit ne drejtesin e vendit tone

  7. Te gjith e dim ca drejtsie ka pas ne koh te saliut me gjykates e prokuror qe ishin miq te lekve e me te fortit. Ramen mund dhe ta shajm gjith diten po punen qe ka ber nuk ja mohon dot.

  8. Rama e paska nje kunj me Ambasadoren Amerikane, e cila e ka mbeshtetur si askush, qofte ne zgjedhjet e pergjithshme, qofte ne ato vendore, madje moniste.

    Pas fjales ne Strasburg, ne KiE, sjellja e sotme tregon nje deshperim te madh te KM.

    Edhe pse kemi nje tetor me diell e te bukur, andej nga Surreli paska filluar dimri i vetmise…

  9. Kur mori fjalen yuri kim ai braktisi sallen, a media vk , pse prej yuri kim e braktisi se ka frike mos e ha, portal vk , menyra e shkrimit te nje lajmi 0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *