• |
ide | kryesore

Rilindja në ofensivë kundër Agron Shehajt, edhe Ministria e Brendshme përsërit fjalët e Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria duket se ka kaluar në ofensivë kundër deputetit të PD, Agron Shehaj. Pas Edi Ramës ka ardhur një reagim edhe nga Ministria e Brendshme, institucion që ka përsëritur atë cfarë thotë Rama, se objekti ku është biznesi i Shehajt ka 55% të sipërfaqes pa leje. Mësymja e Policisë së Shtetit te biznesi i Shehajt erdhi pasi ai denoncoi aferën e ministres Olta Xhacka, bashkëshorti i së cilës është shpallur “investitor strategjik” nga qeveria duke përfituar favore në bregdetin e jugut. Më poshtë deklarata e plotë e Ministrisë së Brendshme.

Me një sqarim të detyruar, por jo të dëshiruar, Ministria e Brendshme u përgjigjet akuzave të deputetit Agron Shehaj, që vijnë nga salla ku presupozohet se ai ka shkuar për të diskutuar e marrë vendime të rëndësishme për ata që e kanë votuar. Ai sot është përpjekur të sulmojë institucionet ligjzbatuese dhe të ‘mbrojë’, paligjshmërinë e tij.

Fotoja që publikoi deputeti Shehaj është dëshmi e saktë, e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe IKMT në krye të detyrës, për bllokimin e një ndërtese subjekt i ligjit për penalizimin e ndërtimeve pa leje me qëllim fitimi.

Eshtë pikërisht ky objekt me mbi 55% shtesë kati, ose thënë ndryshe 560 m2 pa leje, ku kompania e deputetit Shehaj ka vendosur aktivitetin. E megjithë paligjshmërinë në flagrancë, nga shkelësi artikulohet me lehtësinë më të madhe, akuza për mbyllje biznesi të ndershëm.

 

LEXO EDHE: Agron Shehaj: Terror në biznesin tim, policia nxorri 200 punonjës me dhunë nga zyrat



5 Comments

  1. Po katet pa leje i ka ndertuesi apo firma qe paguan qerane dhe eshte penalizuar ne kete rast? Sot u bene katet pa leje apoishin aty? Cfare kane bere institucionet kur u ndertuan keto kate? Po ne rastet e ngjashme qe i ke kudo neper Tirane? A eshte penalizuar ndonje punonjes i ketyre institucioneve per moskryerjen e detyres (pervec lekeve qe ka marre per kete se nuk besoj i lejojne falas te ndertojne pa leje)?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *