• |
ide | kryesore

Starlink nuk ndalet, internet i fuqishëm nga 2023 edhe tek avjonët

-Instant, Arkiva, Planet



SpaceX prezantoi shërbimin e internetit satelitor Starlink, specifik për aviacionin, derisa kompania e Elon Musk kërkon të zgjerohet më tej në tregun WiFi gjatë fluturimit.

Kompania do t’i tarifojë me 150 mijë dollarë për pajisjen e nevojshme që duhet lidhur një avion me Starlink. Kostoja mujore e shërbimit do të jetë midis 12,500 dollarë në muaj dhe 25,000 dollarë në mua.

Shërbimi i internetit për klientët e aviacionit planifikohet të fillojnë “në mesin e vitit 2023”. Njoftimin e dha kompania. SpaceX shtoi se rezervimet kërkojnë një pagesë fillestare prej 5,000 dollarësh.

SpaceX reklamon “mbulim global” përmes një antene me panel të sheshtë që klientët do ta instalonin në majë të një avioni. SpaceX tha se po kërkon certifikata të Administratës Federale të Aviacionit për një shumëllojshmëri avionësh, shumica e të cilëve zakonisht janë në pronësi dhe operohen si avionë privatë

Sa i përket cilësisë së shërbimit, SpaceX thotë se klientët e aviacionit Starlink mund të presin shpejtësi deri në 350 megabit për sekondë. “Duke iu mundësuar kështu të gjithë pasagjerëve të aksesojnë internetin me aftësi transmetimi në të njëjtën kohë”.

“Pasagjerët mund të përfshihen në aktivitete që më parë nuk ishin funksionale gjatë fluturimit. Bëhet fjalë për përfshirje të video thirrjeve. Gjithashtu për lojërat në internet, rrjetet private virtuale dhe aktivitete të tjera me shpejtësi të lartë të të dhënave”. Kështu tha SpaceX në faqen e saj të internetit Starlink.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *