• |
ide | kryesore

Tentoi të kryente marrëdhënie me zor me një 23-vjeçare, arrestohet autori

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Mësohet se i riu është përpjekur të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare. Materialet procedurale i janë kaluar prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *