• |
ide | kryesore

“The Sun”: Putin u sabotua, provoi 2 herë të lëshojë raketa bërthamore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
putin the sun



Gazeta britanike “The Sun” ka bërë një raportim të fortë për atë që po ndodh në Ukrainë. Sipas saj, Vladimir Putin është përpjekur të shpërthejë një raketë bërthamore. Dhe kjo mund të jetë “sabotuar” nga vetë drejtuesit e tij të lartë.

Tirani i dëshpëruar, 70 vjeç, ka frikë nga NATO ndaj dhe “gishti i tij po i afrohet më pranë këmbëzës”, gati për të nisur një shfaqje bërthamore të forcës. Sipas “The Sun”, shqetësimet në rritje e shtynë Sekretarin Britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace të anulonte planet e tij dhe të udhëtonte për në Uashington për këtë çështje.

Analistët kishin frikë se Putini do të shpërthente një raketë me mbushje bërthamore në Detin e Zi, duke shkaktuar potencialisht cunami dhe një re gazi helmues. Pretendohet gjithashtu se plane ishin duke u zhvilluar për të testuar edhe një armë bërthamore taktike në Arktik.

Sipas të njëjtave burime, ditët e fundit janë parë një numër mesazhesh Notam (paralajmërime të shkurtra për avionët) dhe paralajmërime të navigimit rus që tregojnë stërvitje me zjarr të drejtpërdrejtë në detin Barents afër kufirit me Norvegjinë.

Air traffic and navigation warnings indicate live fire drills in the Barents Sea until Oct 22

LEXO EDHE: VIDEO/ Kremlini nxjerr pamjet e Putin që qëllon me snajper

Është e njëjta zonë ku u vu re pak ditë më parë edhe nëndetësja gjigante ruse e armatosur me silurë bërthamorë. Paralajmërimet zgjasin deri të shtunën. Megjithatë, deri më tani ka pasur pak indikacione për testime të mëdha ushtarake në zonë.

Sipas të njëjtave raporte, Putin urdhëroi dy teste bërthamore në fillim të këtij muaji, të cilat në fakt nuk u zhvilluan. Burimet e brendshme pretendojnë se lëshimi i raketave u bllokua nga një “dështim teknik” ose nga një ngurrimi i shefave ushtarakë.

“Kjo mund të jetë një shenjë se autoriteti i Putinit po zbehet” – thotë Varlery Solovey, ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, një shkollë trajnimi për spiunët dhe diplomatët.

“Vendimi i Putinit për përdorimin e armëve bërthamore taktike në Ukrainë pa dyshim do të përballet me rezistencë. Nuk e di se sa efektive do të jetë rezistenca. Testet bërthamore supozohej të mbaheshin gjatë dy javëve të fundit. Një në detin Barents nën ujë dhe tjetri nën tokë, në rajonin e Arkhangelsk.

LEXO EDHE: Analiza në BBC/ Ç’ka ndërmend të bëjë Vladimir Putin

Në të dyja herët nuk janë mbajtur testet. Arsyeja është se përpara nisjes, ose më saktë, përpara përdorimit të armëve bërthamore taktike, është e nevojshme të sigurohesh që këto armë janë plotësisht të funksionueshme. Ato duhej të testoheshin” – thotë Solovey.

Ai ka qenë ekspert pranë presidentit rus dhe rrethit të tij të brendshëm. Ai pretendon Putini e ka marrë vendimin në parim për të përdorur armë bërthamore. Por të dyja testet e fundit që Putin urdhëroi ishin “ndërprerë”, pohoi ai.

“Presidenti mori raporte se kishte një situatë emergjente dhe se nuk kishte funksionuar. Puna është se një herë është një aksident, dy herë është një rastësi. Nëse edhe testet e treta përfundojnë në të njëjtën mënyrë, duket si sabotim… duke mos përmbushur urdhrat e kryekomandantit” – tha ai. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Mos nxirrni keto fake news se jeni bere gazi botes pasi butonin per ato arme e ka vetem ai ashtu sic e ka dhe Joke haleja ne Amerike.

    1. O skit po nuk u lodhe te postosh me 9 emra o moterqire?
      Po mbaj nje emer qe ta ka vene gjyshi Stalin dhe perdor ate. Shkruaj 12 here, s’ka problem, vetem mbaj nje emer fiks!
      Putinin ku do ta varrosin? Ke ndonje parcele te mire?

  2. Po pra u sabotua Putini, deshi ta shtypte butonin por ja lidhen duart :). Ikni mer ju qifsha lajmet e propagandes. Te degjosh CNN e BBC e fake news te perendimit rezulton se Ukraina ka fituar luften, ruset po ngordhin per buke, Putini eshte semure e po vdes, apo e kane vrare:) nderkohe qe realiteti eshte komplet tjeter. 25% e Ukraines iku per lesh kari, keto thone po fiton Zeleshi.

    1. O rrotë kari në shkurt rusët ishin në periferi të kievit, sot janë 400 km larg Kievit, fitore e rusëve të duket, o kokëlopë?!!!!
      Putana nuk do vdesë nga semundja, por ose do vrasë veten, ose do ta vrasin njerëzit e tij më të afërt.

      Të fala kurvave muzhike-shqiptare

  3. Armët bërthamore të putanës i ka zënë ndryshku, po ti kishte pasë në gjendje i kishte lëshuar, sepse më keq se i ka punët nuk bëhen më. Ai e di se do të vritet nga të vetët që nuk duan të vdesin me një të çmendur, dhe po të kishte mundësi do ta kishte shtypur butonin, por i është lagur kandelja, kështu që të presë me qetësi kur ta qërrojnë njerëzit e tij më të afërt.

  4. Ahahaha zeri i popullit paska qene lule.
    Te dhjere po fitimtare. Hajt se do hudhi usa dhe nje $50B prap per politikarin me te paguar n.
    Vk europes qe do shkoje per shele kte dimer.

  5. Ruset kane aq mend sa te kuptojne se perdorimi i armeve berthamore do mari nje pergjigje te njejte nga pala tjeter e Rusia do kapitulloi si Japonia e poshteruar

  6. Po sipas nja dyve qeka lajm koti!!!Kaq të sigurtë jeni ju?Ore si kujtoni ju forcat e perëndimit sidomos Anglia flenë gjumë.Jo or miq.Jo vetëm nuk flenë por kaq shumë dinë sa saktësisht i thonë gjërat.Dhe mos kujtoni që në Rusi e duan këtë përplasje bërthamore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *