• |
ide | kryesore

Tiranë/ I riu ndërron jetë pasi u shoqërua në komisariat

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një i ri ka ndërruar jetë, pasi u shoqërua në komisariat. Mësohet se shtetasi Laer Kurti, 32 vjeç është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3. Më herët policia i kishte bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit, por ai ishte larguar me vrap.

Pas kësaj, punonjësit e policisë u vunë në ndjekje të të riut ku arritën ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”. Pas shoqërimit të tij, Kurti ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i AMP:

Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.

Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë. Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.



12 Comments

  1. POLICIA E REGJIMIT TE IRANIT VRAU VAJZEN NE IRAN Mahsa Amini

    KETU POLICIA E REGJIMIT VRET DJALIN

    TE SHOHIM REAGIMIN E SHKERDHATATAVE QE U NGRITEN PER IRANIN!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *