• |
ide | kryesore

Tjetërsimi i pronave në bregdet/ Disa të arrestuar në Himarë, mes tyre një ish-drejtues qarku

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bredgdet. Hetimet nisën pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe ASHK. Aktualisht është konfirmuar arrestimi i ish-kreut të Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani dhe Arqile Veizi.

Arrestimi i tyre vjen mbas vënies në pranga të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si ish-kreu i kadastrës, Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës. Më herët Trocit iu sekuestruan 60 mijë euro dhe një sërë formularësh 6 dhe amtp.



2 Comments

  1. Po keta “investitoret strategjike” qe korruptojne bashkite e bregdetit per te marre toke e plazh, prona te tjetrit apo publike, a do te denohen sipas ligjit????

  2. Keto arrestime jane per show, sepse duhen denuar edhe ata qe kane pervetesuar pronat e te tjereve me dokumenta fallco apo permes mbivendosjes.

    Qyteti i Vores eshte kampion ne kete drejtim, ndaj dogjen kadastres me 1997,ndersa me Ramen ne vitet e fundit u nderruan 13 drejtore te hipotekes.

    A mund te behet zone turistike qyteti apo plazhi qe sundohet nga krimi i organizuar?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *