• |
ide | kryesore

Vdekja e të riut në komisariat, Rrumbullaku: Janë pezulluar punonjësit e policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një prononcim në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se punonjësit e policisë së patrullës që bënë ndalimin e Laer Kurtit, janë të pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Rrumbullaku nuk preferoi të bëjë komente dhe të japë informacione të tjera në lidhje me ngjarjen, duke u shprehur se policia duke qenë palë e kësaj ngjarje, nuk mund të japë asnjë deklaratë.

‘Policia duke qenë palë, në lidhje me problemin, nuk ka dhënë asnjë lloj deklarate. Ju lutem shumë, përgjigjia ime është e thjeshtë dhe e qartë. Është një rast fatkeq. Ju lutem shumë, nuk kemi një polici të inkriminuar. Nëse bëhet fjalë për rastin, do të ketë një ekspertizë mjekoligjore. Unë jam drejtor i përgjithshëm dhe nuk mund të jem pjesë e hetimit. Po janë të pezulluar punonjësit e policisë’, tha kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në SYRI TV.



7 Comments

  1. Ça vlere ka ? Sa qesharak . Keshtu veprojne gjithmone derisa te sfumohet ngjarja , keta kriminele me uniforme.

  2. Eshte trup tju quash horra dhe jo me polic . Ju duheni var ne çengel te gjithe bashke me kurven e gjate .

  3. I pezullojne per te shuar jehonen e ngjarjes keta police, por i rikthejne ne detyre ne komisariate te tjera pa i ndeshkuar.

    Ky eshte nje cirk qe e shohim prej vitesh dhe jo vetem ne polici, por edhe me nepunes e funksionare te kapur me presh ne duar e korrupsion.

  4. Pse nuk e pezulluan dhe me pas e moren perseri ne pune ate qe vrau vajzen e vogel ne Potam?

    Ju jeni kriminele, por keni gjetur shesh dhe beni pershesh. Popull dele…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *