• |
ide | kryesore

Vdekja misterioze në Komisariat/ Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore

Arkiva, Lajme, Të fundit
mjeko



Famijarët e 32-vjeçarit Lear Kurti kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të të riut nga morgu i Tiranës paraditen e sotme, për të vijuar me procedurat e ceremonisë mortore në banesë. Tërheqja e trupit është bërë pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Mësohet se teksa janë larguar nga ambientet e morgut, familjarët e Lear Kurtit nuk kanë dhënë një prononcim për mediat e interesuara për ngjarjen.

Ndërkohë që më herët ata kanë ngritur dyshime që ndaj djalit të ri të jetë ushtruar dhunë. 

Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, babai i Learit, Arturi ka deklaruar: “Nuk e kam parë trupin e djalit. Kam qenë gjithë natën jashtë morgut. Sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi”. 

A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të SHKB-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Lexo më tej: Tiranë/ I riu ndërron jetë pasi u shoqërua në komisariat 

Lexo më tej: Gjithçka që duhet të dini për vrasjen e Klodian Rashës dhe revoltën që pasoi 



3 Comments

  1. Do ti japin edhe kesaj çeshtje nje justifikim alla ridhjersash . Do fshehin ndonje pistolete dikua aty afer ose do ti kene futur ne xhep disa gram kokaine . Nga keta ça nuk pritet , ju jane eeresuar syte nga pushteti dhe duan ta mabjne me dhune forc e genjeshtra deri ne piken e fundit te gjakut . Skeni pare gje akoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *