• |
ide | kryesore

Video/ “Përplasja” Rama-Kim, dueti i reformës së vdekur të drejtësisë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Shumëkush e ka përshkruar atë që ndodhi këtë të enjte në 30 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese si fërkimin e parë publik mes ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Rama. Fjalët se prej kohësh shefi i qeverisë shqiptare po e luan menç diplomaten duke i ndërprerë komunikimin, vërejtjet e saj për pengim të punës së drejtësisë dhe largimi demostrativ i Ramës nga salla, përpara se diplomatja amerikane të ngjitej në podium, i kanë dhënë edhe më hov pandehmës se ka diçka që nuk shkon.

Ajo u pa edhe sot në në shigjetimin e drejtëpërdrejtë që shefi i ekzekutivit i bëri qëndrimeve të ambasadores lidhur me disa vendime të gjykatave që u bënë edhe më të forta pas dajljes nga burgu të ish deputetit Alqi Bllako të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Lexo me tej:

Rama “kunjë” ambasadores, Yuri Kim mesazh të kriptuar kërcënuesve

Rama foli për ndërokombëtarë që nuk ndihen të huaj tek drejtësia por kanë luksin “të ndajnë në publik gëzimin apo hidhërimin e për vendimet e gjykatave”, gjë që ai vetë as nuk kishte luksin ta mendonte (video poshtë).

“Një fjalim kritik mbetet i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve që emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave” vijoi ai para se të braktiste sallën kur do të fliste Yuri Kim.

Kuptohej qartë se kunjat ishin për ambasadoren që ka folur më shumë se dy herë gjatë ditëve të fundit.

Më 11 tetor, diplomatja amerikane u shpreh se ishte në dijeni të disa përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të mos ketë ndëshkime për më të fuqishmit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim tha se tani është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Sipas saj, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ka më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. Po i kushtojmë vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi”, shkruajti diplomatja në Twitter.

Para dy ditësh ajo ka zhvilluar një tjeter takim të rëndësishëm me gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme ku nuk mungoi një tjetër deklaratë e fortë drejtuar gjyqtarëve. “Me vendimet tuaja ju keni në dorë fatet e vendit, jepni vendime të drejta që fëmijët tuaj mos braktisin vendin”-ka thënë Kim në takim.

Yuri Kim: Koha kur gjyqtarëve iu jepnin dhurata ka përfunduar

Në fakt po ti shohësh qëndrimet e kryeministrit dhe ambasadores jashtë sfondit të ngjarjeve dhe të shkëputura nga konteksti, duket sikur Rama ka të drejtë. Eshtë krejtësisht e pa imagjinueshme, në një vend anëtar të NATO-s, që diplomatët të bëjnë varavingo nëpër prokurori dhe gjykata, të bëjnë presion apo të shprehen publikisht për vendimet e drejtësisë që nuk pëlqehen prej tyre. Në çdo shtet që nuk vetëkonsiderohet si republikë bananesh, kjo do të përbënte një skandal. Aq më tepër që Shqipëria ka një veçori. Këtu me kontributin dhe paratë e evropianëve dhe amerikanëve u bë reforma në drejtësi. SPAK-u dhe Gjykata e posaçme duhet të ishin margaritarët e kurorës së pavarësisë dhe fundit të pandëshkueshmërisë. Pas krijimit ata nuk duhet të kishin më nevojë për vizitat e ambasadores amerikane, për presionin apo mbrojtjen e saj për të marrë vendimet e duhura.

Yuri Kim shkon në GJKKO: “Ka shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët”

Por, fakti që kjo po ndodh, apo ai se Rama kundër reagon, tregojnë se reforma në drejtësi ka vdekur. Yuri Kim më në fund e ka parë se qëndrimi amerikan po qesharakëzohet, pasi të gjithë e kanë kuptuar kapjen e drejtësisë nga pushteti. Ajo thotë ndonjë fjalë aty këtu, bën ndonjë gjest, reagon sa për fasadë, në mënyrë që sëpaku ti shpëtojë faqen një gërmadhe që është korruptuar së brendëshmi.

Ajo nuk po lufton më për drejtësinë, por që mos asistojë e turpëruar në spektaklin e lirimit nga burgu të grabitësve të inceneratorëve. Ndërsa Rama, ndonëse në formë duket sikur ka të drejtë, në thelb bllofon, pasi ai nuk mbron pavarësinë e prokurorisë dhe gjykatave, por uzurpimin e tyre. Ai e ka mposhtur aq tepër sistemin, sa tani bezdiset edhe kur ambasadorja bën ndonjë vërejtje sa për fasadë, apo kërkon që mos bëhet baltë duke mbrojtur dhe peshqit e vegjël.

Prandaj ai tallet dhe e injoron Yuri Kim-in. Së pari, pasi tani ndihet i sigurtë se drejtësia që kapi me ndihmën e ndërkombëtarëve, nuk ka se ç’i bën më dhe e dyta se, i ka lidhur fijet aq lart mbi kokën e ambasadores, as ajo i duket si një ushtare e tejkaluar e rilindjes. 

©Lapsi.al

 

 

 



20 Comments

    1. Pragqire thuaj….
      Harem me breza….
      Qe ne kohet e miladinit dhe dushanit…
      Qe nga zboristet dhe shiteset e bukes te perdhunuara…
      Deri te keto prostitutat gojespermat mavi me channel luis vuiton e fytyre llastiku….
      Votoni prape…

    2. Ore jane kineze ata, marrin leke dhe postojne kot me kot komentet qe i dergohen te gatshme dhe po ti shofesh edhe komentet i postojne tjeter per tjeter shume shpesh

  1. Qimete shterpa ben sikur eshte ambasadore ne Zvicer!!!!
    Po ti vete e krijove frankenshtajnin moj bushter…
    Tani ben si e virgjer…
    Ushtttt baxhello
    Apo te kane ndare nga ajo prostituta e partise qe te bente llape …????

  2. Qe ne kohe te Zogollit kur erdhen serbet dhe ruset e bardhe ne gojen tone zuri rrenje fjala e huaj hajdut dhe spiun I serbeve.

  3. Rrite qenin te te haj i thone kesaj pune zj.Kim .
    Tja kishe njohur pabesine me pare , as doren nuk do ti jepje .
    Eshte me grek se grekerit

  4. Ne fakt juri kim ishte shume e ashper me gjyqtaret. Ju tha qe ska me leke korrupsioni per ju dhe femijet tuaj. Gjyqtaret duhet te permiresojne sjelljen urgjentisht. Duhet qe jo vetem gjyqtaret po gjithe shqiptaret ti ven gishtin kokes.

  5. këto qese ishin të pakten 3 ose 4 doza kokaine.

    Sipas ekspertizës, shkak I vdekjes të Kurtit është arrest kardiak I shkaktuar nga overdoza.Po ju gazekaret e lapsit keni mbi tre vjet qe thoni rama i ka blere te gjithe ambasadoret,sot ju keni pare nje konflikt qe eshte mire dhe ju te kuptoni qe te dy jane te pavarur ne ate qe thone,me ne fund e kuptuat qe kjo quhet demokraci

  6. tri dekadash me lojra politike “i hapim-s’i hapim” ligjërisht u shpreh me vullnet ligjor.

    Fatkeqësisht ky vullnet nuk u shpreh i plotë nga të gjithë ata që kishin mbajtur lart flamurin e antikomunizmit, por edhe në bashkëpunim nga bijtë e xhelatëve të djeshëm.

    Por politika kjo është. Vjen një moment dhe si një mallkim nga Zoti të çirret maska e hipokrizisë dhe të ngordhë në oborr kali i antikomunizmit.

  7. I ufheheq Prostitute Linda e Haremit per epshet Histerike te Vlado RAMANOV!!!Te pangopur duke vjedhur dhe Shkateruar deri aty ku nuk mban Shqiperine Zagari dhe Zaharia Linda jane udheheqesit kryesore

  8. zonjën Kalaja e ka futur në burg Berisha.

    Sali Berisha në vitin 2011, në Krujë, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti. Më vjen shumë keq që zonja Kalaja vuan nga “Sindromi i Stokolmit”, i shërben zotit Berisha.

  9. Ka qenë e qartë gjithë kohë se Berisha ishte njeriu që vendosi Bashën në zyrën partiake, ashtu si e kishte vendosur në kreun e komitetit të politikave, si e kishte vendosur tri herë ministër, dhe në fund, si kishte futur duart deri në bryl në kutitë e votimeve vendore, për ta bërë kryebashkiakun e Tiranës. Për më shumë se 16 vite Basha ishte i përzgjedhuri i Berishës, i përkdheluri i familjes Berisha, beniamini i tyre, zëdhënësi dhe i dëgjueshmi, ishte ylli në ngjitje dhe i domosdoshmi, dhe shpesh-herë ka qenë e mundur që ati i tij shpirtëror, më shumë të ketë dashur birin e gjetur, sesa birin natyral.

  10. a është me të vërtetë e imagjinueshme që një sërë policësh, dhe pastaj një prokuror, dhe më pas mjekët ligjorë, e më pas ekspertët e laboratorëve të analizave, të gjithë bashkë të shpikin se gjetën kokainë në trupin e Lear Kurtit të ndjerë bashkë me gjurmët e një qeseje të vogël plastike dhe për këtë arsye i riu vdiq për shkak të overdozës? Këtu hipotezat janë dy: Ose Lear Kurti vdiq për shkak të goditjeve apo torturave të policisë dhe që prania e kokainës është totalisht e shpikur. Ose, vdiq për shkak të kokaine së gëlltitur në mënyrë të vullnetshme dhe atëherë hipoteza e torturave është totalisht e shpikur. Për këtë ekziston një video.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *