• |
ide | kryesore

34 milionë viktima në 5 orë/ Ç’ndodh nëse Putin nis luftën bërthamore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një simulim i bërë në internet tregon se një sulm bërthamor nga Rusia mund të shkaktojë 34 milionë viktima në vetëm 5 orë. I njohur si “Plani A”, animacioni vetëm 4-minutësh synon të nxjerrë në pah pasojat “potencialisht katastrofike” të konfliktit midis Rusisë dhe vendeve të NATO-s.

Ky studim u zhvillua nga studiues të Universitetit Princeton të lidhur me Programin për Shkencën dhe Sigurinë Globale (SGS). Ai u publikua fillimisht në 2017-ën. Megjithatë, lufta e Ukrainës ka rindezur diskutimet rreth perspektivës së luftës bërthamore dhe ka risjellë interesin për modele si ky.

Dr. Alex Glaser, një nga krijuesit e Planit A, i tha Newsweek: “Me sa mund të thuhet, kjo është kriza më serioze me një dimension potencial bërthamor që përfshin Rusinë dhe SHBA/NATO që nga fundi i Luftës së Ftohtë”. Rreziku i një lufte bërthamore konsiderohet ende “i vogël” nga shumë analistë.

Modeli i bazuar në të dhëna realiste mbi pozicionet e forcës bërthamore, objektivat dhe vlerësimet e shkqeve parashikon që 34.1 milionë njerëz do të vdisnin brenda disa orësh. Konflikti katastrofik pritet të lërë 55.9 milionë të tjerë të plagosur. Janë shifra të cilat nuk përfshijnë vdekjet e mëvonshme nga pasojat e rrezatimit bërthamor dhe efekte të tjera.

LEXO EDHE: “The Sun”: Putin u sabotua, provoi 2 herë të lëshojë raketa bërthamore

Simulatorët e luftës bërthamore mund të duken të frikshëm, por ato përdoren nga qeveritë për të zhvilluar plane emergjence dhe për të edukuar publikun se si të mbijetojë një sulm.

The model ¿ based on realistic data on nuclear force postures, targets and causality estimates ¿ predicts that 34.1 million people would die within a matter of hours

Sipas këtij simulimi, Rusia mund të lëshojë fillimisht një raketë paralajmëruese nga një bazë afër Kaliningradit, në Detin e Zi. Kjo për të ndaluar një avancim të SHBA-NATO. Këto të fundit do të “hakmerren” me një sulm ajror taktik. Rusia më pas do të hedhë 300 raketa me koka bërthamore drejt bazave të NATO-s dhe trupave që avancojnë në Evropë.

The catastrophic conflict would leave another 55.9 million injured ¿ figures which do not include subsequent deaths from nuclear fallout and other effects

Aleanca ushtarake ndërkombëtare do të përgjigjej më pas me rreth 180 armë bërthamore nga avionët. Në këtë fazë, viktimat priten të arrijnë rreth 2.6 milionë njerëz brenda një periudhe 3 orësh. Evropa do të jetë që në këtë moment e shkatërruar në thelb. Pas kësaj, NATO mund të veprojë nga flotat kontinentale të SHBA-së dhe nëndetëset bërthamore. Prej tyre do të lëshohen 600 raketa bërthamore.

The team behind the video hope that the simulation will highlight the apocalyptic consequences and cost to humanity of nuclear war between the two blocs

Përpara se ky sulm të arrijë qëllimin, Rusia do të përpiqet të lëshojë armë bërthamore nga kompleti i saj i siloseve të raketave, nëndetëseve dhe platformave të lëvizshme të lëshimit. Plani parashikon 3.4 milionë viktima në këtë fazë të luftës, e cila do të zgjaste vetëm 45 minuta.

Në fazën përfundimtare të konfliktit, të dyja palët do të synojnë 30 qytetet dhe qendrat ekonomike më të populluara të njëra-tjetrës. Një lëvizje e tillë, sipas studiuesve, do të sillte 85.3 milionë viktima të tjera brenda hapësirës prej 45 minutash.

LEXO EDHE: Putin po mendon raketat bërthamore/ Rritet shqetësimi në perëndim

Megjithatë, efektet e pasojave bërthamore, sistemet mjekësore në rënie dhe ndikimet afatgjata në klimën e Tokës, popullsinë dhe prodhimin e ushqimit do të kishin efekte të gjera. Simulimi kompjuterik bazohet në vlerësime të pavarura të pozicioneve aktuale të forcave amerikane dhe ruse, planeve të luftës dhe objektivave të armëve bërthamore.

Ky simulim u ekspozua në Galerinë Bernstein të Princeton në 2017. Më pas u vu në dispozicion të publikut në 2019. Edhe pse pati një interes në fillim, më pas u la në harresë. Të gjithë u kujtuan për të në shkurt të këtij viti kur Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës. Vladimir Putin aludoi në prill për përdorimin e armëve bërthamore nëse ‘kërcënohet’ nga vendet që ‘ndërhyjnë’ në Ukrainë.

“Nëse dikush nga jashtë synon të ndërhyjë në atë që po ndodh, ata duhet të dinë se kjo përbën një kërcënim strategjik të papranueshëm për Rusinë. Ata duhet ta dinë se përgjigja jonë ndaj kundërsulmeve do të jetë e shpejtë. E shpejtë. Ne kemi të gjitha armët që na duhen për këtë. Askush tjetër nuk mund të mburret me ato armë. Dhe ne nuk do të mburremi për to. Por ne do t’i përdorim ato” – tha Putin.

Si rezultat i këtyre referencave për sulmet bërthamore, videoja e quajtur “Plani A” ka marrë mbi 4 milionë shikime. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ndodh qe Putin vdes.

    Por Putin nuk eshte aq rrote kari.

    Plus lufta ne Ukraine e solli me kembe ne toke se i kishte hyp vetje ne qejf.

  2. Video per te perhapur panik e klikime. Globalistet vazhdojne me lojen e luftes “berthamore” dhe nje pjse e dudumeve sic eshte dhe Jorgo PALLKARI i besojne

  3. Po mer po putini, vetem se “studimet” dhe planet i bejne keta qe i hudhin benzine putinit.. na cane trapin me kte luften berfhamore dhe me debilizmat qe flasin “ekspertet” e bythes.
    Lufte berthanore per cfare? Donbasin apo kievin..kujt i plasi kari se ca mer putini. Mori krimene asgje ndodhi. Per kto kater krahina do bejme lufte berthamore me 34 milione te vdekur sipas :”eksperteve”.
    Shkoni pirdhuni megjith zjelensk, shvab sorros e ca kane. Mos harroni merrni dhe ate karin e kosoves milaim zeken a si karin e ka emrin kok loqja.

  4. Aq të çoroditur e të pa aftë sa janë rusët, nuk kanë në gatishmëri as 5 përqind të fuqisë së tyre bërthamore shumë të dyshimtë, njëlloj si mendonim edhe për ushtrinë dhe armatimin gjasme të fuqishme që propoganda ruse kishte arritur të trembë perëndimin dhe NATO-n., ndërkohë që nato e ka ndihmuar Ukrainën vetëm me 5 përqind të kapaciteteve të saj ushtarake, aq sa i lejohet ndërkombëtarisht, pa u përfshirë direkt kundër rusisë muzhike rrumpallë.

    Pra përplasje nuk do të ketë me armë bërthamore se rusët e panë sa u vlen bytha, nqs putana do të jetë i vendosur për përdorimin e tyre, vetë njerëzit e tij të afërt do ta QËRROJNË SI krimb.

  5. Axhenda e gringove globalist e aprovon minimizimin e popullates boterore me lufte pasi eshte nje nga planet e tyre pas viruseve, urise, tjetersimit, vjedhjes dhe krizes se mosbesimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *