• |
ide | kryesore

Adam Levine publikon klipin e këngës “Ojalá

-Instant, Paparazzi, Slider



Adam Levine ka publikuar klipin e këngës “Ojalá”, në bashkëpunim me Maluma dhe The Rudeboyz.

Videoklipi u xhirua në Miami, Florida dhe u drejtua nga Diane Martel. Videoja hapet me The Rudeboyz duke folur për realizimin e bashkëpunimit të tyre të ëndrrave, e ndjekur nga një performancë e Maluma dhe Levine.

“Ne po fillojmë një kapitull të ri të karrierës sonë si producentë. ‘Ojalá’ është një album romantik dhe kërcyes. Bashkuam forcat me Maluma dhe Adam Levine i cili këndon në spanjisht për herë të parë”, u shprehën producentët The Rudeboyz.

Ky është projekti i parë i Adam që kur u përball me akuzat  për tradhti. Ndër gratë që kanë folur për të është Sumner Stroh, e cila pretendoi se kishte një lidhje me këngëtarin për rreth një vit dhe ndau pamjet e mesazheve të supozuara nga Levine në TikTok. Në mesazhe, ai dyshohet se i tha asaj se donte ta quante fëmijën e tij të tretë Sumner nëse  është djalë.

“Shumë po flitet për mua tani ”, tha artisti në një deklaratë në rrjetet sociale. “Kam përdorur gjykim të dobët duke folur me dikë tjetër përveç gruas sime. Nuk kam pasur një lidhje. Megjithatë, kam kaluar kufirin gjatë një periudhe të penduar në jetën time. E adresova këtë dhe ndërmora masa për ta kaluar me familjen time.”

Vazhdoi Levine, “Gruaja ime dhe familja ime janë gjithçka që më intereson në këtë botë. Të jesh naiv dhe aq budalla sa të rrezikosh të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua ishte gabimi më i madh që mund të bëja. Nuk do ta bëj më kurrë.”

Ndërsa Prinsloo nuk ka folur publikisht për skandalin, ajo u pa me Levine në fillim të tetorit. Dyshja mori pjesë në mbledhjen e fondeve të Shaquille O’Neal Foundation “The Event” në Las Vegas./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *