• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë gjatë natës në Tiranë, humb jetën 33-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar ka humbur jetën pak pas mesnatës këtë të premte. Ai ishte duke i dhënë motorit kur është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pallatit me Shigjeta. Për shkak të plagëve të marra, i riu nuk mundi të mbijetonte.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:15, në rrethana ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *