• |
ide | kryesore

Demokracia jonë si tirani e shumicave

-Instant, 1, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Debatet e fundit politike si në gjirin e opozitës por edhe jashtë saj kanë forcuar idenë se demokracia në thelb është respektimi i vullnetit të shumicës. Berishistët argumentojnë se Berisha kish të drejtë të kthehej në krye të PD-së dhe të mbetet aty pafundësisht për sa kohë ka mbështetjen e shumicës së antarëve të partisë. Sipas të njëjtës llogjikë mbështetësit e Ramës argumentojnë se në PS nuk mungon demokracia për sa kohë kryetari i saj ka mbështetjen e shumicës absolute të antarësisë.    

Kemi të bëjmë me një llogjikë sa të drejtë po aq edhe të cunguar. Vullneti i shumicës është një element i domosdoshëm por jo i mjaftueshëm i demokracisë. Në fakt shumë diktatura në histori, përfshi edhe atë të Enver Hoxhës, kanë gëzuar mbështetjen e shumicës së popullatës. Kaq mjafton për të kuptuar se demokracia nuk mund të reduktohet tek vullneti i shumicës. 

Ajo që e diferencon diktaturën nga demokracia është se në të parën shumicat janë të pandryshueshme në të dytën të përkohëshme. E thënë ndryshe një demokraci përkufizohet nga mundësia që i jep një pakice të transformohet në shumicë dhe ansjelltas. Këtu hyn në lojë procedurat dhe standartet demokratike (liria e fjalës, zgjedhjet e nderëshme, garancitë demokratike, etj) që shërbejnë pikërisht për të garantuar që pakica e sotme mund të transfomrmohet në shumicën e nesërme. (Pikërisht këtu sovraniteti popullor dhe procedura demokratike shkrihen në një sikurse argumenton Habermasi, llogjikën e të cilit po ndjek në këtë shkrim)

Në demokraci nuk ka shumica të përjetëshme por vetëm të përkohëshme. Në diktaturë shumicat janë të ngrira, në demokraci ato janë fluide. Duhet të kujtojmë se kur komunistët shqiptar erdhën në pushtet, pavarësisht manipulimit që i bënë zgjedhjeve demokratike të vitit 1945, ata kishin mbështetjen e shumicës së elektoratit. Ama me të marrë pushtetin regjimi komunist mori çdo masë që pakica politike të mos transformohej kurrë në shumicë, duke e eleminuar dhe persektuar atë edhe fizikisht. I gjithë regjimi komunist shqiptar bazohej te krijimi dhe ngrirja e një shumice pro-regjim dhe tek eleminimi i çdo mundësie që pakica anti-komuniste ose jo-komuniste një ditë të bëhej shumicë.  

Dhe ia arriti qëllimit me shumë sukses. Diktatura komuniste gëzonte mbështetjen e shumicës së popullatës deri në ditën e fundit të ekzistencës së saj. Duhet të kujtojmë që në zgjedhjet e para pluraliste post-komuniste të 31 Marsit të vitit 1991 Partia e Punës fitoi shumicën dërrmuese të votave (67,6%). Ajo që nuk mundi të bënte PPSH-ja ishte ta mbante këtë shumicë duke eleminuar pakicën, siç kish bërë gjatë gjithë regjimit komunist. Ndaj shumë shpejt kjo shumicë u transformua në pakicë në zgjedhjet parlamentare të vitti 1992. 

Nëse e kuptojmë demokracinë si transfromimin e vazhdueshëm të shumicave në pakicë dhe anasjelltas, atëherë është e thjeshtë të kuptojmë se në PD edhe PS nuk ka demokraci edhe pse liderët e tyre gëzojnë mbështetjen e shumicës. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me shumica të ngrira, ashtu sikurse në diktaturën komuniste.

Nuk ka dyshim që Berisha gëzon mbështetjen e shumicës së militantëve të PD-së. Në fakt e ka gëzuar që kur u bë kryetar i saj para 30 vitesh. Dhe pikërisht ky është problemi. Në PD kemi një shumicë Berishiste që ka 30 vite që nuk ndryshon dhe që kurrë nuk do ndryshojë për sa kohë kryetar të jetë Berisha. Problemi nuk është mungesa e një pakicë anti-berishistë që mendon ndryshe. Kjo edhe mund të tolerohet nga berishizmi në varësi të hallit të rradhës. Ajo që është e patolerueshme është transformimi i saj në shumicë për sa kohë të jetë gjallë doktori. Ndaj çdo zë apo grupim që rrezikon shumicën berishiste shpallet “armik, tradhëtar, zagar apo peng”. Në këtë aspekt PD-ja sot i ngjan shumë PPSH-së dje. 

E njëjta gjë vlen edhe për PS-në e Ramës. Aty problemi nuk është thjesht mungesa e një pakicë që mund të mos jetë dakord me Ramën. Zëra të tillë ka dhe ndoshta edhe mund të artikulohen apo edhe tolerohen si fasadë demokracie. Problemi është që Rama ashtu sikurse edhe Berisha (ndonëse jo me brutalitetin e këtij të fundit) ka ndërtuar një parti ku pakica nuk ka shans të transformohet në shumicë jashtë vullnetit të kryetarit. Në këtë aspekt PS-ja sot është edhe më pak demokratike se PD-ja, ku si pasojë e çarjes pakica jo-berishiste është më e fortë se kurrë më parë. 

Në të dyja rastet kemi të bëjmë me shumica të ngrira që edhe kur krijohen në mënyrë demokratike dhe me votë ruhen në mënyrë diktatoriale. Transformimi i kundërshtarit politik në armik dhe shkatërrimi i procedurave dhe proceseve demokratike është mënyra se si riprodhohet pafundësisht e njëjta shumicë. Injorimi apo mos-mbledhja e forumeve, mos-bërja e zgjedhjeve në mënyrë periodike, dobësimi apo eleminimi i institucioneve të partisë, nënshtrimi i grupit parlamentar, atrofizimi i degëve të partisë dhe i antarësisë, procese elektorale pa kredibilitet, janë të gjitha mekanizma që pamundësojnë formësimin gradual të shumicave alternative. 

Në këtë drejtim partitë tona politike janë shumë larg simotrave të tyre në Evropë. Mjafton të shikojmë se si funksionon një nga partitë e djathta më të rëndësishme në Evropë siç është Partia Konservatore Britanike. Aty shumicat lehtësisht zëvendësojnë njëra-tjetrën, shpesh në mënyrë marramendëse për realitetin tonë politik. Mbështetësit e Boris Johnson dhe krahu i Brexit ishin një pakicë dje, por gradualisht u transformuan në shumicë, për tu reduktuar përsëri në pakicë me ardhjen në krye të Partisë Konservatore të Liz Truss. Shumica që solli në pushtet zonjën Truss shumë shpejt u transformua në një pakicë duke e detyruar atë të dorëhiqet. 

Përballë lehtësisë me të cilën pakicat transformohen në shumica në vendet dhe partitë fqinje ngrirja e shumicave brenda partive tona politike është tronditëse. Është një ngrirje që tashmë po paralizon të gjithë sistemin tonë politik. Vështirësia e transformimit të shumicave brenda partive politike shumë shpejt do prodhojë ngrirjen e shumicës dhe pakicës tek elektorati shqiptar në përgjithësi. Shumica e ngrirë berishiste në PD legjitimon ngrirjen e shumicës ramiste në PS. Nëse nuk shfaqen aktorë të rinj politikë një situatë e tillë do riprodhojë nesër të njëtën shumicë elektorale që ekziton sot dhe që u krijua dje. 

*Shkruar per Lapsi.al nga Blendi Kajsiu. Titulli origjinal: Demokracia si shumica të përkohëshme”

 



25 Comments

  1. Duhet te jesh vecanerisht i lig , kur vret trurin per te gjetur argumente per te deligjitimuar rikthimin e Sali Berishes ne krye te PD-se. Sic e kemi thene edhe me pare, te gjitha shkrimet e njepasnjeshme tezotit Kajsiu kane filluar qe kur u pa qartesisht qe Sali Berisha po kthehej ne krye te PD-se.
    Ne dy shkrimet e para ne kete intifade te lige antiberishiane mund te permendim ato qe u kunderviheshin shkrimeve te Lubonja-Bushatit, cka edhe u be shkak per nje si lloj minidebati mes Kajsiut dhe Bushatit, porqe u fashit shpejt ( me shume gjase per shkak te solidaritetit te atyre qe i perkasin te njejtes ideologji, ne kete rast te majte).
    Argmumenti me i fundit i zotit Kajsiu na qenkej ky i “tiranise se shumicave”…! Kur lexon vetem titullin e shkrimit, cdokujt me mendje normale, pra jo te mbrashte e aq me pake te lige, i shkon mendja vetvetiu tek shumica qeverisese. Por, jo! Vete zoti Kajsiu kujdeset qe ne fjalet e para, te na thote se e ka per tiranine e shumices ndaj pakices brenda pakices opozitare…!!!
    Thuhet shpesh qe debati duhet te behet per idete dhe jo per ata qe i shprehin keto ide. Kete e thone te gjithe dhe aq shpesh sa eshte zhvleresuar shume. Ky eshte nder ato raste, kur debati per idete duhet te shmanget me neveri, sepse ligesia e atij qe i shpreh keto ide eshte kaq e dukshme dhe e gerditshme sa e ben ate te neveritshme.
    Une nuk i di motivet qe e shtyjne kete zoteri te sjelle “argumenta” te tilla dhe me kaq kembengulje, e as qe dua t’ia di; por ajo qe verej dhe qe me habit eshte kjo skutheri e madhe qe patjeter qe duhet te fshehe nje ligesi po kaq te tille.
    Nuk ka argument ne bote qe te mund te hedhe poshte voten ne demokraci; sado rrufjan e pehlivan fjalesh te jete ai qe mundohet ta beje kete gje.
    Ah,po… vec ne rast qe ata qe perpiqen ta bejne, kane parasysh lexues trushkulur, te cilet mund t’i hutosh me logore fjalesh dhe pastaj t’u japsh drejtimin e duhur, sipas deshires. Te majtet, qe nga intelektualet e vegjel e deri tek ideologet e medhenj, kane folur e flasin perhere per popullin me epitete lavderuese. Ne te vertete ajo qe ata ndjejne thelle thelle eshte nje perbuzje e madhe dhe poshterim pikerisht per ata qe me me fjale i ngrene lart. Kjo e vertete tradhetohet nga demagogjia e tyre, kur si bazament per te mbeshtetur idete e tyre perdorin turmen qe e quajne popull.

  2. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH EDI RAMES ALEXANDER VUCIC DHE REXHEP ERDOGANIT thotë:

    ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE MUHAMED VELIUT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENIT TE BABIT

  3. 100% me skaypion . Kajsiu e kajsinjte e tjere qe perpiqen me cdo kusht te dobesojne opoziten e vertete per te patur sektin me te keq ( rilindjen) ne pushtet njelloj si eterit e kuq per 50 vjet jane me te liq se vete sekti. Ne njeren ane na permend Angline ku KM e fundit nuk i mbushi 45 dite e nga ana tjeter kerkojne ta bejne te perjetshem gjatovine qe nuk ka pike meshire per nje popull ku shumica eshte ne varferi extreme . Ndertohet 1 kilometer rruge me cmimin me te larte edhe se ne USA, apo tekat e tija per nje kafaz druri ne kryeministri pa asnje funksion. Po z Kajsiu ju jeni njerez te liq, vemje pushteti qe do tju dale tymi me vone

  4. Kajsiu qeke nje tru shplare komplet.
    Teorira qe kane 2000 vjet dhe asgje ne fund.
    Kajsi qeke si nentoger Dupi.
    Teoria vlen te pakten sa ushkuri i brekeve.

    1. Kur te te caje kajsine Rama ose Bela do jesh me i ndergjegjshem se fajin e ka Saliu.

      Bela them, sepse lali eri e ka te came mucmollen…..ja ja bo telef rama

  5. Blendi Kajsiu – pse boton shkrime te tilla tek Lapsi duke e ditur qe Lapsi eshte i mbushur me fanatike te lindur Berishian si Skypion apo me keq akoma si GELBAZA. Skypion na ben dhe leksion per demokraci kur thote, “ Nuk ka argument ne bote qe te mund te hedhe poshte voten ne demokraci.” Keshtu thoshte Lenini, Enveri, Ramizi, Berisha, Fatosi, Rama, Berisha. E perserit Skypion perseri. Nuk e si nese Skypion eshte femije nga mendja, idiot apo shenjtan. GELBAZA e ka shpallur veten si krye idiot i Lapsit. Nuk e si akoma se ne cilen kategori futet Skypion and company

  6. a është me të vërtetë e imagjinueshme që një sërë policësh, dhe pastaj një prokuror, dhe më pas mjekët ligjorë, e më pas ekspertët e laboratorëve të analizave, të gjithë bashkë të shpikin se gjetën kokainë në trupin e Lear Kurtit të ndjerë bashkë me gjurmët e një qeseje të vogël plastike dhe për këtë arsye i riu vdiq për shkak të overdozës? Këtu hipotezat janë dy: Ose Lear Kurti vdiq për shkak të goditjeve apo torturave të policisë dhe që prania e kokainës është totalisht e shpikur. Ose, vdiq për shkak të kokaine së gëlltitur në mënyrë të vullnetshme dhe atëherë hipoteza e torturave është totalisht e shpikur. Për këtë ekziston një video.Shkoni lepijani bythen salihut o shpellkare rrace e qelbur cecenesh,prandaj salihu ju solli ne tirone

  7. Balliu junior, babai i të cilit, përveçse gazetar i “Zërit të Popullit”, ka qenë mik i ngushtë i Ramiz Alisë dhe thuhet se ka qenë edhe spiun i Sigurimit.

  8. Ka qenë e qartë gjithë kohë se Berisha ishte njeriu që vendosi Bashën në zyrën partiake, ashtu si e kishte vendosur në kreun e komitetit të politikave, si e kishte vendosur tri herë ministër, dhe në fund, si kishte futur duart deri në bryl në kutitë e votimeve vendore, për ta bërë kryebashkiakun e Tiranës. Për më shumë se 16 vite Basha ishte i përzgjedhuri i Berishës, i përkdheluri i familjes Berisha, beniamini i tyre, zëdhënësi dhe i dëgjueshmi, ishte ylli në ngjitje dhe i domosdoshmi

  9. Mor Kajsi! Si e harrove ate cfare the ne dy shkrimet e fundit. Sipas teje duhet nderrim elitash dhe jo nderrim partish ne pushtet. Prandaj kerkoje nje force te re politike, me njerez te tjere. Tani po kerkon pakica brenda partive egzistuese per te bere ndryshimin. Ketu logjika kercet. Pasi partia konservatore angleze nuk e sheh te nevojshme ndryshimin e elitave. Eshte ne rregull si vete Anglia.
    Po te them te njejten gje. Ai apo ajo qe do ti dale perballe Berishes brenda PD duhet te jete 100 fishi i Berishes ne trimeri, dinakeri, vullnet. Vetem keshtu mund te perballet me te. Do kaloje nga zgjedhjet. Nuk ka pa kaluar procesin e zgjedhjeve. Dhe aty, te pakten ketu tek ne,(te zgjedhjet), te gjithe mundohen te fusin duart ne thes. Deri kur te vije ai apo ajo, nathuaj, sipas teje, kush eshte e keqja me e vogel. Apo mos votojme fare. Se gjithe puna behet per qeverisjen, apo jo!

  10. O Zerdelia akoma vazhdon me Berishën e PD?Tirani e shumicave thotë!!Po mirë ku e pe tiraninë te shumica e qeverisjeve së PD.Ke vrau e burgosi tirania nga 92-96.Apo harrove çfarë bëri ish PP në 97 .E shkatërroi Shqipërinë deri sa mori pushtetin me ato palo zgjedhje që u bënë.Ku pjesa më intelektuale u hoqën nga puna dhe një pjesë e madhe i larguan nën kërcënimin të tiranëve të ish sigurimit të shtetit.Si Hoxha pas ardhjes në pushtet në 45.Ku e pe tiraninë të shumica PD 2005-2013.Te sukseset e shumta që arriti Shqipëria.Tirani është kjo e Ramës që riktheu vëndin në Vilajetin e tij ku bën si do e çfarë do me shumicën e tij sëbashku me ca bukeshkalë të ashtuquajturit depute të shitur të ai.Ti hallin e ke të sulmosh Berishën por akoma nuk kupton sa askush nuk mund t’a mundi ,përveç veprimtarisë tiranike të tiranit Rama e shumicës së tij tiranike.

  11. Kam tre vjet në Itali dhe nuk kam një shtëpi timen, ju ku i gjetët. Unë nuk jam dashnorja e Edi Ramës sepse unë nuk shkoj me burra të degjeneruar.Qe je intelektual funksional o Gimi kete e di por qe je dhe rrote kari dhe kete e di,92-97 eshte vrare remzi hoxha dhe nja 3000 qe kerkonin parate e pastra qe salihu kishte thene,gazetarin kosovar ne tirane e vrau shiku i salih karaxhic,kosovaret qe arrestoheshin ne shqiperi ja dergonte Udb,kondrabanta e naftes e armeve per makinen serbe qe vriste kosovar ket cfare i quan ti o Gimi ceceni

  12. gazetari Zamir Dule. Ikona e kronikës investigative në Shqipëri, që në sulmin e SHIK-ut të Gazidedes në 1997 mbi “Koha Jonë” mbeti i gjymtuar nga kriminelët e Saliut të I-rë. Flinte në redaksi, e gjetën në gjumë. E shembën në dru dhe më pas ia përvëluan gazetën Nikollës Lesit.

  13. po publikohen figura të rëndësishme të politikës shqiptare, të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, të PD-së, disa figura të rëndësishme po dalin bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit. Për shembull, Genc Ruli. Mediatikisht, njerëzit po flasin”, theksoi ai.

  14. Është administruar akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 (pesë) ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, ka prani të lëndës narkotike kokainë”,

  15. “Keni deklaruar se persona me rekorde kriminale, të dënuar në Britaninë e Madhe, pjesë e grupit kriminal B9 janë parë në oborrin e selisë. Mund të na thoni emra ju lutem?”. Përgjigja e Bardhit ishte e menjëhershme “Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumeshi.”

  16. “Të korruptuarit s’kanë vend në parti”/ Gjermanët e CDU në Tiranë, mesazh për Berishën: Nuk mjafton të thuhet, “përgjegjësia është individuale”

  17. “Berisha do të jetë shefi i të gjithë opozitës” – Dashamir Shehi: Kemi nevojë për emra të rinj, jo për një njeri që ka halle të mëdha

  18. Bravo Kajsiu

    Shume nga komentuesit ketu larte nuk kane hall heqjen e Rames. Halli i tyre kryesor eshte si te mbajne Berishen!

    Te shohim c’do thone kur dhe Berisha t’i humbe zgjedhjet njesoj si Basha me pare! Prape fajin nuk do ta kete opozita (qe nuk di te rinovohet), po Sorosi, Amerika, kinezet e ndoshta dhe marsianet.

    E nderkohe te gjithe ne mbajme ne kurriz hajdutesine tangerllikse te Rames!

  19. Avokatja e popullit: Nuk ka pasur tentativë nga policia për të fshehur ngjarjen e Lear Kurtit,avokatja e familjes salih karaxhic berisha,tani leoijani mire bythen spiunit salih metaj o shpellkare

  20. Pollo dhe Tritan Shehu kërkuan dosjen e Berishës: Por ia mbathën kur dëgjuan pseudonimet ‘trëndafili’ dhe ‘sqepari’Media e “pavarur Lapsi”as nje shkrim per spiunet qe po dalin keto dite dhe si i ka shantazhuar salihu ne 30 vjet,por kur merr para te pista kjo do te ndodhe,bravo lapsi

  21. Berisha iu bën thirrje shqiptarëve të dalin në protestë kundër varfërisë, nusja e tij Armina, bashkë me të birin, shkojnë për pushime në ishullin e pasanikëve, Mykonos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *