• |
ide | kryesore

Gjendet pa jetë 34-vjeçari në Fushë Krujë, kishte plagë me armë zjarri në këmbë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Bakishe Visha” të Fushë-Krujës. Mësohet se viktima është gjetur në rrugën dytësore të fshatit. 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

“Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë. Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *