Xhorxha Meloni mori pasditen e kësaj të premteje, mandatin për formimin e qeverisë së re të Italisë. Në këtë mënyrë ajo u bë gruaja e parë grua në historinë e Italisë. Pas takimit me Presidentin Serxho Matarela, 45-vjeçarja nuk humbi kohë dhe bëri publike listën zyrtare me emrat e anëtarëve të kabintetit të ri qeveritar. Qeveria e re do të ketë 24 ministra.
Siç parashikohej, Antonio Tajani do të drejtojë Ministrinë e Jashtme. Ish-kryetari i Parlamentit Europian, pjesë e “Forza Italia”, konsiderohet si një prej mbështetësve më të fortë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. Ai e ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe në kohë të ndryshme. Pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Tiranë ai ka dhënë shpesh mesazhe inkurajuese për vendin tonë.

LEXO EDHE: Ferri ekonomik/ Çfarë e pret Melonin teksa pritet të marrë drejtimin e Italisë
Antonio Tajani dhe Mateo Salvini do të mbajnë edhe postet e zv/Kryeministrit. Kreu i Lega Nord do të marrë edhe portofolin e Ministrit të Infrastrukturës. Në këtë mënyrë ai hoqi dorë nga ambicia për tu rikthyer si ministër i Brendshëm.
Megjithatë kjo qeveri do t’i mbetet partisë së tij. Në krye të kësaj ministrie do të jetë Matteo Piantedosi. Pas dy vitesh si prefekt i Romës, ai kthehet në Viminale ku kishte qenë kreu i kabinetit fillimisht me Matteo Salvinin dhe më pas me Luciana Lamorgese. Në Romë, ai koordinoi kontrollet gjatë karantinës së Covid, por edhe një sërë operacionesh për ligjshmërinë.
Ndërsa, ministria e Drejtësisë që synohej nga Partia e Silvio Berluskonit, do të drejtohet nga Carlo Nordio. Ai është vjen nga radhët e partisë “Vëllezërit e Italisë” të Melonit. Qeveria e re do të paraqitet të shtunën në orën 10:00 në zyrën e presidentit për të bërë betimin. Më pas do të jetë votimi në parlament dhe nisja e detyrës. ©LAPSI.al
Oooooo po ketu nuk paska buze qumeshtor,si kur ka shperthyer azili I pleqeve. Heeeee duhen mend jo muskuj.
Bravo Meloni