• |
ide | kryesore

Mbyllja e kolegjit turk, Këshilli Europës “telendis” Ramën: Vendim arbitrar me presionin e Erdogan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama erdogan



Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka reaguar për mbylljen e kolegjit turk rreth një muaj më parë me vendim të ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në reagim e KiE të firmosur nga 20 deputetë specifikohet se juristët, akademikët dhe shoqëria civile, e cilësojnë një vendim të tillë si arbitrar dhe se shkak për marrjen e vendimit është bërë presioni nga autoritetet turke.

Po ashtu në dokument theksohet se presidenti turk Erdogan përdori peshën kundrejt autoriteteve shqiptare duke bërë thirrje për mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë.

“Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme turke e bëri misionin e saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan shpesh me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme”, thuhet në reagim.

Reagimi:

Shqipëria, një shembull i fundit i përdorimit të autoritetit publik për qëllime politike

Më 22 shtator 2022, qeveria shqiptare anuloi dy institucione arsimore turke për shkak të një procedure të pretenduar zhvendosjeje. Kjo mbyllje u vlerësua nga juristët, akademikët dhe shoqëria civile si një vendim arbitrar i qeverisë shqiptare për shkak të presionit të autoriteteve turke.

Për më shumë se shtatë vjet, politika e jashtme turke e bëri misionin e saj mbylljen e institucioneve arsimore të perceptuara si të sikletshme për qeverinë Erdogan. Presidenti turk përdori peshën e zyrës së tij për të kontaktuar autoritetet shqiptare dhe qeveritë e tjera duke kërkuar mbylljen e shkollave të themeluara nga një grup i caktuar shtetasish turq, të cilët ishin në opozitë. Këto përpjekje për mbylljen e shkollave u pasuan shpesh me rrëmbime dhe ekstradime të paligjshme. Rastet e rrëmbimit të mësuesve turq kanë ndodhur në të njëjtin skenar në Republikën e Moldavisë (shih Doc. 14649“Thirrja e Republikës së Moldavisë për të rivendosur sundimin e ligjit”) dhe kanë çuar në dënimin e vendit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE, nuk respekton shtetin e së drejtës duke vendosur politikisht nën presionin e jashtëm.

Asambleja Parlamentare duhet ta ndjekë këtë rast dhe t’i bëjë thirrje Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës.

Përfaqësuesit që kanë firmosur:

SCHENNACH Stefan, Austria, SOC

ÆVARSDÓTTIR Thórhildur Sunna, Iceland, SOC

ÅSEBOL Ann-Britt, Sëeden, EPP/CD

BOER Margreet, De, Netherlands, SOC

BUCCARELLA Maurizio, Italy, SOC

CASTEL Laura, Spain, UEL

DAVIES Geraint, United Kingdom, SOC

FERNANDES Emmanuel, France, UEL

FRIDEZ Pierre-Alain, Sëitzerland, SOC

GARVEY Róisín, Ireland, SOC

GAVAN Paul, Ireland, UEL

GIOVAGNOLI Gerardo, San Marino, SOC

GRIN Jean-Pierre, Sëitzerland, ALDE

HÖCHST Nicole, Germany, EC/DA

KILJUNEN Kimmo, Finland, SOC

KLEINËÄCHTER Norbert, Germany, EC/DA

LACROIX Christophe, Belgium, SOC

MARINELLO Gaspare Antonio, Italy, NR

MILON Alain, France, EPP/CD

RAMPI Roberto, Italy, SOC



10 Comments

  1. Rama ka lindur i telendisur. Ne kete pike, ai nuk mund te telemdiset. Termi qendron per nje person apo personazh qe ka nje figure te paperlyer e reputacion te pergjithshem dhe qe dikush po ” e telendis”.
    Nuk vlen gjetja per rastin e Bastardit te Kristaqit!

      1. llogjike qe jane fisiqire nga meshkujt me femrat e fisit tende, te qifsha robt e shpise, qe futesh vetem per te share

  2. Ku mer vesh nga telendisjet ky pusht e bir pushti .
    Sa pyet haleja nga pordhet aq pyet ky mut nga telendisjet .

  3. E telendisi fare .
    20 deputete ( nga 324 ne total) firmosen nje deklarate qe vetem portalet tona e lexuan.
    Tani eshte e sigurte qe Europa do ti beje bllokade totale Rames.
    Ky eshte nje shans shume i madh per Saliun te vije ne Pushtet.
    Mbaroi kjo pune. Pas nje muaji Sala vjen ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *