Mjekët e Partizanit i kanë shpëtuar jetën një tifozi të skuadrës së kuqe në ndeshjen që u luajt ndaj Teutës së Durrësit pasditen e së premtes. Ngjarja ndodhi në pushimin mes 2 pjesëve të lojës.
Njëri prej tifozëve u ndje keq. Në këtë situatë mjekët kaluan rrethimin e stadiumit për t’i ardhur atij në ndihmë.
Për momentin dihet shumë pak për gjendjen e tifozit. Ai është përcjellë për në spital pasi ka marrë ndihmën e parë.
Edhe tifozët e kanë rrethuar duke mos lejuar që pamje të pakëndshme të shfaqeshin në TV. ©LAPSI.al