• |
ide | kryesore

Netflix zbulon detaje rreth planit për ndarjen e fjalëkalimeve

-Instant, F1, Stil



Netflix ka njoftuar se do të fillojë planin për ndarjen e fjalëkalimeve në fillim të vitit 2023. Klientët që do ndajnë të dhënat e tyre do të tarifohen shtesë.

“Pasi të dëgjojmë reagimet e konsumatorëve, ne do t’u ofrojmë mundësinë përdoruesve që të transferojnë profilin e tyre  në llogarinë e re. Ata do mund të krijojnë nën-llogari (“anëtar shtesë”), nëse duan të paguajnë për familjen ose miqtë, “tha Netflix.

Netflix nuk ka njoftuar ende se sa do të jetë kostoja shtesë. Testet që janë kryer në Amerikën Latine sugjerojnë një rritje prej 25 për qind ose deri në 4 paund në muaj.

Kompania  ka bërë presion për të rritur të ardhurat pasi ka parë një rënie prej rreth 200,000 abonentësh në tremujorin e parë dhe gati një milion në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo duket se ka ndryshuar, me kompaninë që raportoi një fitim neto prej 2.41 milionë abonentë në tremujorin e tretë. Pritet që 4.5 milionë abonentë të rinj të bashkohen në tre muajt e ardhshëm.

Përveç ndarjes së fjalëkalimeve, Netflix njoftoi edhe një nivel të mbështetur nga reklama, “Basic with Ads”. Plani do të kushtojë 4,99 £ në muaj dhe do të nisë më 3 nëntor. Përdoruesit do të shikojnë përmbajtje në televizor dhe pajisje celulare. Por, thuhet se cilësia e videos do të jetë e kufizuar në 720p/HD si për planet Basic me Adverts ashtu edhe për ato Bazë. Gjithashtu do të ketë katër deri në pesë minuta reklama në orë./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *