• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i sezonit 5 të ‘The Crown’

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është publikuar traileri i sezonit të pestë të ‘ The Crown’. Klipi, jep një vështrim në intervistën e Dianës të vitit 1995 për Panorama. Në emison ajo në  diskutoi për prishjen e martesës së saj me Princin e atëhershëm Charles.

Diana, e luajtur nga Elizabeth Debicki, i thotë gazetarit Martin Bashir, të luajtur nga Prasanna Puwanarajah, “Unë nuk do të hesht. Do të luftoj deri në fund”.

Intervista, e cila u shikua nga rreth 200 milionë njerëz, është zhytur në polemika vitet e fundit. Në vitin 2021, një hetim i BBC, i nisur nga vëllai i Dianës, Earl Charles Spencer, zbuloi se Martin kishte përdorur  deklarata të rreme bankare që tregonin se dy ndihmës të lartë po paguheshin nga Shërbimet e Sigurisë së Mbretërisë  për informacion mbi Dianën. Sipas Earl, e gjitha ishte një përpjekje për të prezantuar motrën e tij me gazetarin.

Në përgjigje të gjetjeve, Princat William dhe Harry lëshuan një deklaratë të përbashkët duke denoncuar intervistën e Panorama . ” Mënyra sesi  u mor intervista ndikoi në mënyrë thelbësore në atë që tha nëna ime. Intervista ishte  e rëndësishme. Ajo kontribuoi në përkeqësimin e marrëdhënieve të prindërve tanë dhe që atëherë ka lënduar shumë të tjerë”, u shprehën ata.

Diku tjetër në trailer Charles (Dominic West) dheMbretëresha Elizabeth II (Imelda Staunton) debatojnë për gjendjen e familjes, siç thotë Charles, “Për vite me radhë kam bërë thirrje për një monarki më moderne që pasqyron botën jashtë. ” Megjithatë, ndërsa Charles shihet duke ia bërë me dorë të dashurës Camilla (Olivia Williams) nga një dritare, Mbretëresha thotë: “Unë nuk mendoj se është sjellja ime ajo që kërcënon mbijetesën e saj”. Sezoni i pestë i The Crown del më 9 nëntor në Netflix./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *