• |
ide | kryesore

Shehaj sfidon Ramën: Pse leja e ndërtimit tek biznesi im mban firmën e Veliajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj Rama



Prej pasdites së djeshme, kur Agron Shehaj zbuloi bllokimin që policia i kishte bërë biznesit të tij, një sulm politik nga Edi Rama sipas tij, kryeministri ka mbajtur një qëndrim bullizues ndaj deputetit.

Etiketimet si “ballist foltoreje” apo si një person që “do ndërtimet pa leje”, treguan për Ramën se nuk zgjodhi rrugën e heshtjes ndaj Agron Shehajt Përkundrazi, Rama iu kthye taktikës së dalë boje të show-it dhe fyerjeve ndaj kundërshtarëve politikë.

Lexo më tej: Rama nuk i ndahet Shehajt: Ballist foltoreje që do ndërtimet pa leje 

Nga ana tjetër, Agron Shehaj po ndjek një rrugë më konkrete. Ai fillimisht publikoi dje një shkresë të prokurorisë, ku theksohej se nuk ishte urdhëruar sekuestro ndaj biznesit. Sot, në përgjigje të sulmeve të Ramës për paligjshmëri në ndërtim, Agron Shehaj reagoi duke publikuar një dokument. Dokument ky, që sipas deputetit demokrat, provon se kompania e tij ka marrë me qera ligjërisht para një noteri një ambient me leje. Dhe dokumenti ironikisht mban firmën dhe vulën e Erion Veliajt.

“Rama vazhdon të gënjejë” – thotë Shehaj. Që pas denoncimit të parë dje, në hidh-e-pritjet mes Ramës dhe Shehajt, vihet re te etiketimet e deputetit ndaj Ramës janë “hakmarrës” dhe “gënjështar”. Ndërsa argumetat e Shehajt janë se ai po sulmohet politiksht pasi ka denoncuar aferat që përfshijnë Olta Xhaçkën, Damian Gjiknurin apo edhe vetë Ramën.

Pra, qartazi Agron Shehaj, me publikimin e këtyre dokumentave kërkon të demontojë qasjen e Ramës. Gjithashtu, të provojë se sulmi ndaj tij është politik dhe ai është konform ligjeve. Rama është ai që i kërcen sipër ligjeve.

“Rama vazhdon të gënjejë. Kompania ime ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje, Rama duhet të kontrollonte nëse është shkelur leja.

Ky është thjeshtë një pretekst për intimidim. Rama kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike. Do të më bëjë pis me shpifje, por unë nuk tërhiqem, e verteta do dalë.

Kjo është firma e Veliajt në lejen e ndërtimit”. Kështu shkroi Shehaj në Facebook. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Agron Shehaj: Terror në biznesin tim, policia nxorri 200 punonjës me dhunë nga zyrat



34 Comments

  1. Rama tall bolet me kundershtaret politike dhe shume analiste te shqupit,kjo eshte nje taktike qe e dime te gjithe .

    1. Rama tall bolet me ty o gjytrym. Me sa dihet Shehaj eshte nje biznesmen i ndershem, dhe do i mari leket e veta deri ne qindarken e fundit. Problemi eshte se demshperblimi qe do i pagohet Shehajt do dali nga taksat e popullit, njesoj si rasti i Begetit.

  2. Kjo fabula e re e Rames me sulm mbi biznesin e Agron Shehajt eshte turp per KM.

    Per qytetaret qe tashme i njohin me rrenje e dege po kthehet ne humor te zi. Pse:

    Nje ballist nga gjyshi shpallet armik i demokracise nga nje zogist nga gjyshi e gjyshja….

    1. Car zogisti gjyshi e gjyshja or ti.Po të ishte kështu Rama do të ishte i persekutuar.Ata thjeshtë kanë qenë shërbëtor të Zogu.

  3. Keqardhje kush na udheheqesi nje Cift me poshte mesatares inteligjence!!!! thotë:

    Histerik Percares Hajdut Tradhetar Imoral Buthelepires i Tutoreve Shtypes I njerezve te varfer Gjakepires i pensionisteve disa nga karakteristikst e Ciftit Linda fytyre silikonja dhe Edvin bir Vrasesi!!!

    1. ndoshta ne na ofendon por me ty ai fshine bythen por ti nuk e kupton se aq kapacitet ke ose ndoshta te pelqen te beshe laviren o patronazhist mjeran

    1. Aq idiot dhe hajvan eshte rama sa qe ndersen qent e tij per te thene se objekti nuk ka leje . A thua se ky nuk eshte faji i tij por i Agronit . Vepro keshtu se fundi do jete me i shpejt o pallosh .

  4. Aq idiot dhe hajvan eshte rama sa qe ndersen qent e tij per te thene se objekti nuk ka leje . A thua se ky nuk eshte faji i tij por i Agronit . Vepro keshtu se fundi do jete me i shpejt o pallosh .

    1. Mario dhe migi dhe kta te tjeret siper! 🤮
      Te arrij njeriu te behet kaq pa tru dhe pa llogjik sa te drejtohen me telekomand une se di! Juve merni ramen dhe shkoni ne nje ishull edhe mbajeni aty ne krye qe te tallet nga mengjesi deri ne dark me ju se aq tru keni! Ne te tjerve na lini te zgjedhim sepse kemi te drejte te zgjedhim dhe lirin ka te drejte cdo njeri ne kte bote ta ket qe ne lindje! Prandaj sugjerim shporruni bashk me arrogancen tuaj bashk me veser me te poshtra qe mund te ket njerezimi dhe na lini ta shikojm dhe te jetojm ne vendin tone si duam dhe si duhet! Agron shehaj well done 👍! Keep up the good work! Edi tu harroft emri shoku nje ore e me pare! ☮️

      1. Çja u bere mire ketyre o Bbb , na e shpifen keta zorrazhi , a ke me keq se tju neveritesh njerezve! Jam kurioz ti njoh kushedi cfare fytyrash kane dhe cfare koke pallapet!

    1. Jo e ka mesu edi se edi eshte i zoti per te mesuar te flasesh apo harrove! Ikni aman se jeni ber me kto komente qe dhe njeriu me pa nerv nuk mund te rri dot pa reaguar! Ps Landi njeriun e ben te bukur mendia , kta skan fare llogarite surratin si e kan ! Pastaj servilizmi te shemton sh sikur edhe njeriu me i bukur ne bote te jesh!
      Zoti i madh te na ndricoj rrugen si komb se me kta vetem gropat dhe humnerat na presin! ☮️

  5. I ndesyen patronazhistët me emrat e bukur që kanë por pa mend në kokë.Tamam si kryetari i tyre.Pallati është me leje nga Veliaj.Nese ndërtuesi ka bërë ndryshime nga projekti ku kanë qenë këta trimat e Ramës më parë.Dhe më e rëndësishmja nuk mund të pezullosh nga puna një aktivitet që është me qira.Nuk egziton jurisprudencë të veprojë por vetëm arbitrariteti i diktatorit.

  6. Mafia kerkon te monopolizoje call center kudo ne Shqiperi, se i perdor per tu vjedhur parate, permes mashtrimit, qytetareve spanjolle, gjermane, angleze, etj.

    Kjo eshte aresyeja e pare qe luftohet per t’i marre biznesin Shehajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *