• |
ide | kryesore

Si u zbuluan 522 mijë euro në tavanin e autobusit në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
euro durres parate



522 mijë euro u zbuluan në tavanin e një autobusi që mbërriti në portin e Durrësit me tragetin e linjës së Barit. Autobusi ishte nisur nga Padova e Italisë dhe do të vinte në Lushnje. Policia tha se ndaloi pronarin dhe njëkohësisht shofer i autobusit, Elidon Çela.

Në pranga janë vënë edhe 2 persona të tjerë që ishin ndihmës të 32-vjeçarit. Para hetuesve ai ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për paratë. Sipas tij ato mund të jenë futur nga persona të tjerë. Mediat shkruajnë se kjo nuk është hera e parë që kompania e transportit në pronësi Elidon Çelës, bëhet objekt shkeljesh të ligjit.

Edhe më herët kompania e tij është futur nën hetim nga policia për shkak të shumave të parave të gjetura kontrabandë. Kompania është mbajtur nën vëzhgim rreth 1 muaj për shkak të riskut të lartë. Autoritetet kanë pasur të dhëna për futjen e të tilla mallrave kontabandë.

Policia ka mundur të bëjë gjetjen e parave me anë të skanerit. Paratë ishin të prerjeve 10, 20, 50 dhe 100 euro të ndara në 6 qese. Përveç parave janë sekuestruar edhe mallra të tjera të kontrabanduara. U gjetën kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje. ©LAPSI.al



5 Comments

    1. Ska skaner ne bote qe mund te dalloje kartmonedhat ne nje autobuz sa nje mal.
      Vetem me spiunllik, nga policia italiane ose ngs konkurenca mes trafikanteve.

  1. Keto janë lekët qe kursejne emigrantët shqiptarë ne itali duke mbledh domate.
    Kanë punu ne te zezë.
    Keto jenë lekët qe naltgjatesia do te amnistojë.

  2. Austriaket ne luften e pare boterore ne shqiperi u habiten duke u shprehur;…….spiunet i paguajme kudo , vetem ne shqiperi spiunojne vullnetarisht pa pagesë, ky eshte nje virtyt i races sone , i cili nuk permendet nga askush,…..

  3. Spiunojne sepse nuk ka shtet ligj dhe rregull. Se ndryshe nuj do kish nevoje. Nderkohe keto parate e droges me mire ti kete qeveria sesa kriminelet. Shpresoj ti perdore ne sherbim te vendosjes se ligjit dhe rregullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *