• |
ide | kryesore

Sondazhi surprizues/Shqiptarët e kanë humbur besimin tek reforma në drejtësi

-Instant, Arkiva, Kryesore



Edhe 7 vite pas nisjes se saj Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar madjecme te shumte jane ata qe mrndojne sr gjerat kane vajtur keq, sesa ata qe mendojne se kane shkuar mire.

28.1% janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë.

Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%, një shifër shumë e ulët.

Shifrat nuk duken aspak premtuese as për të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë. Të pyetur se si e shohin shqiptarët sistemin e drejtësisë 5 vite më vonë, vetëm 31.1% janë përgjigjur më mirë, shumë më mirë e shohin vetëm 0.2% e tyre, ndërsa 29.9% mendojnë se nuk do të ndryshojë asgjë.

25.4% mendojnë se drejtësia pas 5 vitesh do të jetë më keq dhe 5.6% mendojnë se do të jetë shumë më keq.

Shifrat nuk jane me te mira as per prokurorine e posatçme. 35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri më tani.

7.2% e të pyeturve janë shprehur shumë negativisht, ndërkohë që 27.5% e shqiptarëve janë shprehur neutral.

26.2% e tyre e kanë parë pozitivisht punën e SPAK dhe vetëm 0.2% e tyre e shohin shumë pozitivisht punën e SPAK.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

©Lapsi.al



31 Comments

  1. zonjën Kalaja e ka futur në burg Berisha.

    Sali Berisha në vitin 2011, në Krujë, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti. Më vjen shumë keq që zonja Kalaja vuan nga “Sindromi i Stokolmit”, i shërben zotit Berisha.

    1. Njësoje ose më mire 60/ 100 : unë këtu nuke sho humbje shprese a po suprize? Pa varsisht titullit të Bushati: Ështe e vertet se drejtesise do çuhet e cunguar, po nuke dolen pare drejtesise, Sali Berisha, ilir Meta dhe Edi Rama për shume krime dhe hajdutri që kane ndodhur në Shqiprie keto 32 vite. Por ndoshta done kohen e vet. Edhe ky sistem që po ndertohet nga Ameriken. 🇦🇱🇺🇲🇪🇺🇦🇱

  2. Per sa kohe ke kryetar te opozites e jo ne burg nje person te shpallur non grata, qe ka kompleks pallatesh ne mes te tiranes e super vile ne lalez si mendoni se do pergjigjet publiku

  3. Po per luften ne Ukrahine ka ndonje poll se kur do fillonte dhe kur do mbaronte?
    Po Shkullaku c¨thote per pollin e pjellorise ?
    Jam dakort me pollin .

  4. Futi gishtin ne bythe.
    Beketi po i merr leket, shtetaret evgjiter shqipkare vjedhin leket e jetimeve. Rrofte bankers muti dhe tapi llumi! Moterqire patronazhiste
    Keni fjalen…

  5. Surprize???!!!mos ja qini nonen kush besonte te drejtsia e ketij shteti qe te vret e te fut qesen ne goje.

      1. Ka qenë e qartë gjithë kohë se Berisha ishte njeriu që vendosi Bashën në zyrën partiake, ashtu si e kishte vendosur në kreun e komitetit të politikave, si e kishte vendosur tri herë ministër, dhe në fund, si kishte futur duart deri në bryl në kutitë e votimeve vendore, për ta bërë kryebashkiakun e Tiranës. Për më shumë se 16 vite Basha ishte i përzgjedhuri i Berishës, i përkdheluri i familjes Berisha, beniamini i tyre, zëdhënësi dhe i dëgjueshmi, ishte ylli në ngjitje dhe i domosdoshmi, dhe shpesh-herë ka qenë e mundur që ati i tij shpirtëror, më shumë të ketë dashur birin e gjetur, sesa birin natyral.

    1. Po nuk u futen ne burg te gjith te korruptuarit e te dyja krahve.
      Nuk kemi besim.
      Ne burg te gjith ata qe kan tall trapin me pasurit tona.

  6. Nuk ka nevojë fare të shohësh barometrin e vlerësimit nga qytetarët të drejtësisë alla Rama me sondazhe.
    E dëgjova “dialogun” e tij në parlament me opozitën.
    Dymetroshi 58 vjeçar që bilbilos deri në parlamentin e KiE me orë të tëra në nonologje të gjata duke e kujtuar veten “lider botëror”, grindej me opozitën të enjten në parlament si një adoloshent 8 vjeçar gojëndyrë.
    Në gjithë ate dialog primitiv, ai vlerësonte të gjithë opozitarët si komunistë e veten si antikomunist .
    Gjatë grindjes, e dëgjova Ramën të përsëriste papushim me nervozitet pyetjen se çfarë testi kërkoni nga unë.
    Si nuk doli një “burrë” nga opozita e të thoshte :
    “Unë jan gati që të bëj testin e drogës këtu në parlament, a pranon ta bësh edhe ti këtë ?”

    Mendoj se debati për komunizmin ka degjeneruar nga të dy palët.
    Sa i takon drejtësisë, as ajo e askush nuk ka të drejtë të dënojë komunizmin si ideollogji pasi do të kalonim në dënimin e mendimit ndryshe.
    Drejtësia duhet të dënojë njëlloj krimet e komunizmit si sistem monopartiak diktatorial, e të kanabizmit shtetëror si një dukuri mafioze.
    Nuk ka rëndësi se a është komunist apo antikomunist një kryeministër, nëse ai kërkon të legalizojë drogën e paratë e saj të pista.
    Një shtet mafioz ku dominon trafiku i drogës e paraja e tij e ndyrë, është po aq kriminal sa një diktaturë .komuniste pasi prodhon vazhdimisht viktima e shkelje të të drejtave elementare të njeriut.

  7. Edi Rama ne Parlament ju drejtua opozites – “Per Ju jane 430 milion Euro te vjedhur tek Inceneratoret, per Ne (qeverine) jane ZERO vjedhje tek Inceneratoret ” Tani ajo Drejtesia e krasitur me direktive personale nga Yuri Kim po mba ne burg per ato, Inceneratoret, nje Koke te vockel por pa patur mandat te plase pas hekurave Koken e madhe ne kryeministri! Ja pra, pse nuk i besojne shqiptaret kesaj Drejtesie, edhe per faktin se i ben Reklame vete Yuri Kim tashme ne ikje.

  8. a është me të vërtetë e imagjinueshme që një sërë policësh, dhe pastaj një prokuror, dhe më pas mjekët ligjorë, e më pas ekspertët e laboratorëve të analizave, të gjithë bashkë të shpikin se gjetën kokainë në trupin e Lear Kurtit të ndjerë bashkë me gjurmët e një qeseje të vogël plastike dhe për këtë arsye i riu vdiq për shkak të overdozës? Këtu hipotezat janë dy: Ose Lear Kurti vdiq për shkak të goditjeve apo torturave të policisë dhe që prania e kokainës është totalisht e shpikur. Ose, vdiq për shkak të kokaine së gëlltitur në mënyrë të vullnetshme dhe atëherë hipoteza e torturave është totalisht e shpikur. Për këtë ekziston një video.

    1. Nuk ka sesi që shqiptarët të besojnë tek drejtësia, kur ish drejtori i përgjithshëm i policisë pas skandaleve të shumta , deri në verifikimin e gënjeshtrave të hedhura në publik, mbahet në detyra të rëndësishme nga Rama në qeverinë e tij.
      Nuk mund të besohet drejtësia, kur asnjë prokuror nuk ka kurajon që të thërrasë karagjozin kryeministër që publikisht me fjalor të ndyrë seksist ofendon opozitën,
      Si mund ti besohet kësaj drejtësie, kur ky kryeministër për 9 orë rrjesht paturpësisht ngulte këmbë para komisionit parlamentar të hetimit të aferës së inceneratorëve, se qeveria ime nuk ka vjedhur 450 milionë euro, por …………. vetëm 100 milionë euro.
      Duhej tl ishte vetëm ky deklarim publik i tij i mjaftueshëm që drejtësia ta arrestonte për pranimin e vjedhjes.
      E çfarë besimi mund të ketë tek drejtësia shqiptare, kur në mënyrë të përsëritur policia shtetërore vret qytetarët e pa armatosur e vrasësit nuk arrestohen menjëherë ?
      Jo po i ndjeri Kurti vdiq se kishte gëlltitur një qese me kokainë.
      Por edhe nëse do të ishte e vërtetë kjo vetëvrasje , kush është fajtori qe e ndikoi ate ?
      Dhuna e policëve.

  9. Kjo nuk quhet reforme por ZAPTIM NGA NJE KLASE E RILIDJES ORGJISTE, KATA JANE ME KEQ SE GJYSHERIT E TYRE SEPSE GJYSHERIT E TYRA KISHIN FRIKE SE PO TI KAPTA ENVERI KEQ I PUSHKATONTE KURSE KETA SHKOJNE DHE JETOJNE NE DUBAJ PASTAJ SE KANE PROBLEM PAS 30 VITESH KTHEJN PRAP NIPAT DHE MBESAT E TURE E PRAP TE NJETEN GJE.KPP-JA ME TRE GRA HHHHHHH.

  10. Balliu junior, babai i të cilit, përveçse gazetar i “Zërit të Popullit”, ka qenë mik i ngushtë i Ramiz Alisë dhe thuhet se ka qenë edhe spiun i Sigurimit.Cuni ne gjurmet e babes spiun i sigurimit

    1. Kush e njeh menyren se si punon drejtësia. E di qe kur jan gjerta ne qetesi. Eshte koha e duhur per te goditur.
      Ngelet per te pare.

  11. Çoç na thate . Drejtesia eshte e drejte aq sa eshte i drejte draperi . Biles do thoja se ishte me e drejte me pare sesa tani . Te pakten athere peritoje me me pak para nje padrejtesi . Ndersa tani padrejtesia perfiton por me nje shume marramendese . Gjobevenesa ishin supergjobevenesa jane .

    1. Kam tre vjet në Itali dhe nuk kam një shtëpi timen, ju ku i gjetët. Unë nuk jam dashnorja e Edi Ramës sepse unë nuk shkoj me burra të degjeneruar.Kjo protestuesja e salihut te pd shkone me burra intelektuale si babalja,paloka,muli etj

  12. Mes dërdëllitjeve aluçinante e të stilit të debatit nëpër kafene që bën Rama, më tërhoqi vëmëndjen një ogendim i rëndë që ju bëri ai të gjjithë deputetëve të PD, duke thënë se “ai që fle me qenin do të mbushet me morra” për të aluduar se Berisha qenka “qeni” e ata që e mbështesin janë “morracakë”.

    Ndërkaq pothuajse në çdo palo fjalim të tij publik, dymetroshi mburret se ndonëse ai ka dalë në publik lakuriq, “populli” e ka votuar më shumë.
    Nuk dij që parlamenti shqiptar të ketë pasur ndonjëherë ndonjë qejflli nudizmi, apo që ndonjë deputet e deputete shqiptare të ketë dalë lakuriq në publik.
    Në moralin tradicional shqiptar, jo më personat publikë, por edhe qytetarët e thjeshtë do gjuheshin me domate të kalbura, nëse do ta bënin këtë.

    Ndryshe nga njerëzit që me evolucionin kulturor dolën nga stadi i kafsshës që rinte lakuriq, sot në cilindo vënd të botës nuk mund të gjesh asnjë kryeministër apo president që të jetë elspozuar publikisht lakuriq, qoftë edhe përpara karrierës politike.
    Pra ajo “fabula” e Ramës me qenin e morrat, nuk është e vlefëshme për asnjë politikan tjetër veç tij.
    Për qentë e në përgjithësi kafshët e dijmë që nuk vishen e nuk kujdesen për “hygjenën” e tyre, e për njerëzit bën përjashtim vetëm Rama, se vetëm ai si politikan shqiptar ka dalë lakuriq në plazhe publike, siç dalin qentë.

    “Metafora” e qenit e morrave pra normalisht i shkon përshtat modelit të ham-hameve, lehjeve të Ramës kundër opozitës, e “qeni” lakuriq është ai, duke ofenduar si “morracakë”, mvartësit e tij.

  13. Cfare ka per suprize ketu kur edhe me budallai e kupton se drejtesine e ka marre ne dore mafia vjollce.

    Rasti i inceneritorit eshte me flagrandi i vjedhjes dhe hajdutllikut qeveritar.

    Une si biznes prej 4 vjetesh paguaj per mbeturinat 400.000 leke te vjetra ne muaj sikur do te cohen ne inceneritor. Pra pervec qe paguaj bashkine per mbeturinat me merr edhe Saubacher edhe 29 euro per ton.

    Ky eshte hajdutlliku i shekullit.

    Sa per nderkombetaret e ne vecanti USA shqipetaret e kane humbur komplet besimin.

    Ketu duhet vetem REVOLUCION sic thote Andi Bushati

  14. Shqiptarët kanë humbur besimin për të jetuar e jo më të drejtësia.Dhe dihet përse.Udhehiqen nga një antishqiptar.

  15. po publikohen figura të rëndësishme të politikës shqiptare, të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, të PD-së, disa figura të rëndësishme po dalin bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit. Për shembull, Genc Ruli. Mediatikisht, njerëzit po flasin”, theksoi ai.

  16. Policia qe vret, vetem ne Shqiperi kam pare… Kam qene emigrant ne Italia, dhe kam udhetuar ne shume vende te BE.. Policia shqiptare te vret me skaf, me pistolete, me shantazh.. dhe faji mbeti jetim…

  17. Është administruar akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 (pesë) ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, ka prani të lëndës narkotike kokainë”, Ti do policine e salihut qe digjte redaksi gazete vriste gazetare,vriste biznesmene si remzi hoxha e kosta trebicka,shko lepija bythen salihut tani se po te pret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *