• |
ide | kryesore

Video/ Broja fiton penallti, por Chelsea arrihet në shtesë nga United: disfatë tronditëse e Liverpool, nuk ndalet City

-Instant, F1, Sport, Video
Broja



Përfundon 1-1 ndeshja e madhe në Stamford Bridge mes Chelsea dhe United. Casemiro në minutën e 94-të arrin Blues, që morën avantazhin falë penalltisë së fituar nga Broja e të realizuar nga Jorginho (87′). Surprizë në javën e dymbëdhjetë të Premier League: Nottingham Forest rrëmben suksesin 1-0 ndaj Liverpool falë golit të Aëoniyi (55′). Manchester City i Guardiolës mundi Brighton 3-1. Dygolëshi i Haaland (22 ‘dhe 43′ me penallti) dhe De Bruyne (75’) vendosën sfidën në Etihad.

CHELSEA-MANCHESTER UNITED 1-1

Spektakël në Stamford Bridge, por golat vijnë vetëm në fund, ku protagonist u bë edhe Broja. Ndeshja e madhe mes Chelsea dhe Manchester United përfundoi 1-1. Pjesa e parë u mbyllet me rrjeta të paprekura, por me shumë raste. Red Devils impenjuan Kepa dy herë me Rashford. Edhe Eriksen e Antony nuk gjetën dot golin. Nga ana tjetër, Aubameyang me një goditje të dobët por në cepin e portës trembi miqtë. 0-0 zgjati deri në minutën e 87-të, kur McTominay tërhoqi nga fanella sulmuesin Broja duke provokuar penalltinë. Nga pika e bardhë, Jorginho zhvendosi de Gean dhe u duk një fitore e arritur për skuadrën e Potter.

Lexo më tej: Video/ Pak sprinte e shumë kaos, e para si titullar shkon pa gol për Brojën e Chelsea: Nunez i jep fitoren Liverpool

Në minutën e 94-të, megjithatë, erdhi dushi i ftohtë për Blues në goditjen me kokë të Casemiro. Kepa e preku, por topi goditi shtyllën dhe kaloi vijën e portës pavarësisht tentativës së portierit të Chelsea. Ky barazim lë një shije të keqe për Blues, që mbeten të katërtët +1 ndaj United. Skuadra e ten Hag e çoi në katër serinë e rezultateve të dobishme radhazi, me 4 pikë në dy ndeshjet e fundit të mëdha.

LIVERPOOL E MANCHESTER CITY

Vjen me shumë stil fitorja e dytë në kampionat për Nottingham Forrest. Skuadra e sapongjitur bën goditjen në shtëpi, duke mundur 1-0 Liverpool. Forest lëviz kështu nga vendi i fundit në klasifikim, ndërsa Reds humbën mundësinë të futeshin në zonën Europë. Vendosi ndeshjen goli i Aëoniyi në minutën e 56’. Manchester City afrohet -1 nga Arsenal, në pritje të ndeshjes së nesërme të Gunners. Në Etihad, formacioni i Guardiolës luajti një ndeshje të mirë e, pas humbjes ndaj Liverpool, ringrihet me një 3-1 kundër Brighton. Dy golat e Haaland dhe De Bruyne në minutën e 75 siguruan suksesin për Citzens. Në garën për mesin e klasifikimit, fitore edhe për Everton, që mposhti 3-0 Crystal Palace.

Premier League England
Nottingham Forest 1-0 Liverpool
Everton 3-0 Crystal Palace
Manchester City 3-1 Brighton & Hove Albion
Chelsea 1-1 Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *