• |
ide | kryesore

Bylis “i vjedhur” në Shkodër, presidenti Kapllanaj akuzon: “Kam parë tendencë, kasta e vjetër Beqiri, Pregja e Meta”

-Instant, Sport
Bylis



“Kam parë tendencë që në fillimin e ndeshjes, sa filloi ndeshja lojtari i Vllaznisë, mbrojtësi i majtë Smajli, bëri ndërhyrje me dorë tre herë rresht. Arbitri që në atë moment e toleroi. Nuk është vetëm kjo, më shqetëson që është një kastë e vjetër me Beqirin, Pregjën e Metën”. Presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj, shpërthen pas humbjes 2-1 në Shkodër me Vllazninë, kundër arbitrimit. Rasti më flagrant ishte ai i minutës së 94′, kur Eridon Qardaku u përplasj përtokë nga ndërhyrja e mbrojtësit Shehi dhe portierit Zogoviç. Nëse mbrojtësi nuk shkaktoi faull, portieri i Vllaznisë ka humbur topin por jo sulmuesin, duke e penguar dukshëm.

Duhej akorduar 11- metërsh për Bylis, por as Beqiraj në fushë e as Meta në VAR nuk ndërhynë. “Nuk është thjesht episodi në fund të ndeshjes – tha Kapllanaj -. Episodi që na dhëmb më shumë është rasti kur lojtari ynë shkoi vetëm për vetëm me portierin dhe arbitri ndaloi lojën. Ai ishte rasti më flagrant që na dha arbitri, të gjithë episodet e lojës, rasti i penalltisë”. Kështu, sepse edhe në minutën e 58-të, arbitri Beqiraj penalizoi Bylis duke mos lejuar avantazhin. Ai ndërpreu Antoni Bej të shkonte drejt portës, duke vërshëllyer për faullin që Bulatoviç kishte bërë më parë ndaj Kaçorrit.

KËRKESA E PRESIDENTIT KAPLLANAJ

Besnik Kapllanaj, presidenti i klubit të Bylisit, ka denoncuar publikisht se kasta e vjetër e FSHF-së po dëmton ekipin e tij. Ai ka theksuar se gabimet ndaj Bylisit bëhen me tendencë: “Kudo që shkel Bylisi kur është në moment të mirë, këto vijnë me tendencë dhe e dëmtojnë. Është kastë e vjetër dhe nuk i bëjnë mirë askujt, janë të lidhura. E Bujar Pregja kur shkon atje te emisioni që është konflikt i pastër interesi, del atje e bën moviolën. Janë një kastë e vjetër që unë deklaroj publikisht që nuk do të jenë më pjesë e ndeshjeve të Bylis. Bujar Pregja, Ardian Beqiri dhe sidomos Meta te VAR-i, janë një grup që nuk i bëjnë mirë futbollit shqiptar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *