• |
ide | kryesore

“Daily Mail”: Bandat shqiptare, luftë mes tyre edhe në TikTok

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptaret daily mail



“Si gangsterët shqiptarë që luftojnë për kontrollin e tregut të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar po postojnë video në rrjetet sociale të rrëmbimeve dhe rrahjeve si një paralajmërim për bandat rivale”. Kështu e nis një shkrim të gjatë gazeta britanike Daily Mail. Gazetari Tom Kelly ka bërë një investigim në rrjetet sociale të këtyre shqiptarëve.

Shkrimi i plotë

Gangsterët e pamëshirshëm shqiptarë po përdorin video ultra të dhunshme në mediat sociale. Kjo për të ndihmuar një “luftë të fshehtë” për kontrollin e bizneseve fitimprurëse të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.

Pamjet e tmerrshme në TikTok të zbuluara nga Daily Mail tregojnë bosët e bandave duke bërë rrëmbime, burgime dhe rrahje brutale. Qëllimi është që të vulosin autoritetin e tyre në botën e fabrikave të drogës të fshehura në shtëpi banimi në të gjithë vendin.

Videot, disa me mbi 10 mijë shikime, paraqesin persona të mavijosur që rënkojnë keq nga dhimbja ose që luten për ndihmë. Ky është një paralajmërim për atë që po ndodh. Kriminologët thanë se bandat po drejtojnë fushata të përgjakshme në rrjetet sociale. Të orkestruara me kujdes ata reklamojnë forcën ndaj rrjeteve kriminale rivale. Por, edhe për të provuar të joshin rekrutë të rinj.

LEXO EDHE: “Daily Mail”: Si krimi i organizuar shqiptar po sjell emigrantët në Britani

Një hetim i fshehtë nga Daily Mail zbuloi se si trafikantët e njerëzve u ofronin emigrantëve të paligjshëm mundësinë për të punuar në shtëpitë e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo për të shlyer borxhin e tyre pas mbërritjes.

Horrific TikTok footage unearthed by the Mail show gang bosses using kidnappings, false imprisonment and brutal beatings to stamp their authority on the network of drug factories hidden in residential homes across the country

Shqiptarët përbëjnë rreth 60% të emigrantëve që hynë nga kanali i La Mansh gjatë verës. Janë mbi 7 mijë persona që mendohet se kanë hyrë vetëm këtë vit. Shumë prej tyre dyshohet se janë zhytur në botën e krimit. Shqipëria pati numrin më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet angleze dhe të Uellsit vitin e kaluar. Ishin 1528 të burgosur, gati dyfishi i vendit të dytë të huaj pas tyre.

Another video shows a masked gang armed with machetes, knives and hammers smashing through the front door of a cannabis house which it says is in London (pictured)

Një video e TikTok me mbishkrimin “E keqja vjen nga ne” me mbi 11 mijë shikime tregon një shqiptar që merr në pyetje një rob me sy të zinj të fryrë. Ai e detyron atë të rrëfejë se si ka hyrë në fabrikën e tyre të kanabisit dhe të tregojë njeriun që e ka dërguar.

LEXO EDHE: Daily Mail reportazh nga Hasi, Londra e vogël

Një person tjetër në të njëjtën video është filmuar duke u kërcënuar me rrahje një burrë nëse ai refuzon të flasë. Ai detyrohet të hapë gojën për të treguar se si i janë thyer tashmë dhëmbët. Ai thotë se ata po synonin një shtëpi kanabisi në një rrugë në Slough, Berkshire.

Një tjetër video e fshirë së fundmi tregonte një burrë të gjakosur duke qarë teksa rrihet brutalisht. Një nga sulmuesit dëgjohet duke bërtitur shqip: “Tortojeni derisa të tregojë emrin e pjesës tjetër të bandës së tij”. Ka dhe një thirrje: “Vriteni atë. Mos e lini të shkojë”. Video kishte afro 10 mijë shikime para se të hiqej. Ajo kishte mbishkrimin: “Hajduti i shtëpisë së kanabisit në Angli kapet nga shqiptarët”.

Një video e tretë tregon 5 shqiptarë të armatosur me thika, hanxharë dhe sëpata duke kërcyer dhe kënduar. Video titullohet “Gati për të hyrë në shtëpitë e kanabisit”. Njëri prej tyre tund një sëpatë në drejtim të kamerës dhe përshëndet në anglisht: “Mbaje mend këtë. Sa herë të shohë fëmijën do pendohet për atë që bëri”.

One video shows five Albanians armed with knives, machetes and axes dance and rap in footage captioned: 'Ready to break into cannabis houses' (pictured)

Një tjetër video tregon një bandë të maskuar të armatosur me hanxharë, thika dhe çekiçë duke goditur derën e përparme të një shtëpie kanabisi për të cilën thuhet se ndodhet në Londër. Një video e veçantë tregon dy burra që hyjnë në një shtëpi me kanabis. Njëri me kapuç të zi dhe mban një çekiç hanxhar në një derë të mbyllur. Një shqiptar nga brenda thërret furishëm për ndihmë.

Another video posted to TikTok shows a masked man breaking into a cannabis factory

Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës, tha se operacionet shqiptare të drogës së krimit të organizuar po rivalizonin tani bandat origjinale të mafias italiane.

“Këto postime nuk janë vetëm për të frikësuar, por edhe për të reklamuar veten si grupet më të forta të krimit për të inkurajuar rekrutët e rinj. Është një lloj konkurrence. Ata po luftojnë për kontrollin e zonave dhe thonë “ne jemi shumë më të fortë se banda rivale, ndaj bashkohuni me ne”. Këto grupe tashmë kontrollojnë zona të mëdha të periferisë së Londrës dhe pjesë të tjera të vendit. Ata janë shumë të dhunshëm. Ata nuk kanë asgjë për të humbur. Ata thjesht duan të marrin kontrollin dhe të pasurohen” – tha ai.

LEXO EDHE: Investigimi/ Si funksionon emigrimi i shqiptarëve për 20 mijë paund drejt Anglisë

“Në fillim këto grupe përdornin vetëm armë. Tani po përdorin teknologji. Ata po bëhen më të zgjuar dhe më të sofistikuar. Kanë djem shumë të zgjuar që dinë mënyrën më të mirë për të shfrytëzuar mediat sociale. Janë shumë të organizuar. Ata përdorin mediat sociale për të trafikuar anëtarë të rinj të bandës në Mbretërinë e Bashkuar – shtoi.

Policia shkatërroi muajin e kaluar një bandë shqiptare. Dyshohet se ata rrëmbyen një 30-vjeçar të cilin e mbajtën për 4 ditë për një shpërblim prej 400 mijë £. Burri u tha se ishte rrahur dhe torturuar gjatë rrëmbimit në lindje të Londrës pasi borxhet nuk ishin paguar.

Agjencia Kombëtare e Krimit kreu një bastisje javën e kaluar për ta shpëtuar atë. 5 burra dhe 1 grua të akuzuar për disa vepra penale, duke përfshirë rrëmbim, burgim të rremë dhe kërcënim për vrasje. Dy hajdutë që goditën me thikë për vdekje një shqiptar gjatë një tentative të dështuar për të rrëmbyer bimë kanabisi me vlerë rreth 100 mijë paund u dënuan me burgim të përjetshëm këtë muaj.

Renato Geci, 21 vjeç, u vra me një thikë kuzhine dhe vëllai i tij Vilson Geci, 29 vjeç, u sulmua me një kaçavidë dhe iu hodh acid në fytyrë. Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38 vjeç sulmuan fabrikën e sofistikuar të drogës në një rrugë rezidenciale në perëndim të Londrës, ku mbaheshin 200 bimë kanabisi marsin e kaluar.

LEXO EDHE: “Daily Mail”: Shqiptarët bëjnë festa të çmendura në burg dhe i postojnë në “Facebook” (VIDEO)

6 shqiptarë u burgosën këtë javë për drejtimin e një ferme kanabisi. Vlera e drogës ishte mbi 300 mijë £. Ai gjendej në një dyqan në Market Street në Rhyl të Uellsit të Veriut. 3 shqiptarë të tjerë u burgosën muajin e kaluar. Policia zbuloi se kishin pothuajse 300 mijë paund kanabis dhe para të gatshme. Disa persona të armatosur dhe të maskuar hynë në shtëpinë e tyre në Bradford dhe i sulmuan.

Three Albanians, Redjon Murati, 28, Glen Xhaferri, 26, and Anis Plauku, 29, (pictured left to right) were jailed last month after police discovered they had almost £300,000 in cannabis and cash after armed masked men stormed their home in Bradford and attacked them

Pas intervistimit në spital të Glen Xhaferrit, 26 vjeç, i goditur dhe mavijosur, Redjon Murati, 28 vjeç dhe Anis Plauku, 29 vjeç, policia gjeti Audin A5 të tyre të braktisur pranë spitalit dhe 84 mijë £ në një çantë të zezë në sediljet e pasme.

Nga një kontroll në shtëpitë e tyre në Bradford zbuloi 16 thasë me kanabis. Vlera në rrugë e tyre ishte mbi 150 mijë £. U gjetën edhe 35 mijë £ të tjera në para të gatshme. Policia e Liverpool arrestoi këtë javë një 28-vjeçar shqiptar. Ai akozohet për kultivim kanabisi. 400 bimë u zbuluan në një shtëpi me tarracë në qytet.

TikTok hoqi videot dhe ndaloi disa nga llogaritë pasi u njoftua nga Daily Mail. Një zëdhënës i gjigantit të mediave sociale tha. “Udhëzimet e Komunitetit të TikTok e bëjnë të qartë se ne ndalojmë përmbajtjen e dhunshme në platformë. Ne nuk i lejojmë njerëzit të përdorin platformën tonë për të kërcënuar, nxitur ose përshkruar dhunën. Çdo përmbajtje që konstatohet se është në kundërshtim me këto politika do të hiqet”. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ka qenë e qartë gjithë kohë se Berisha ishte njeriu që vendosi Bashën në zyrën partiake, ashtu si e kishte vendosur në kreun e komitetit të politikave, si e kishte vendosur tri herë ministër, dhe në fund, si kishte futur duart deri në bryl në kutitë e votimeve vendore, për ta bërë kryebashkiakun e Tiranës. Për më shumë se 16 vite Basha ishte i përzgjedhuri i Berishës, i përkdheluri i familjes Berisha, beniamini i tyre, zëdhënësi dhe i dëgjueshmi, ishte ylli në ngjitje dhe i domosdoshmi, dhe shpesh-herë ka qenë e mundur që ati i tij shpirtëror, më shumë të ketë dashur birin e gjetur, sesa birin natyral.Njelloj si salih metaj ketu

  2. a është me të vërtetë e imagjinueshme që një sërë policësh, dhe pastaj një prokuror, dhe më pas mjekët ligjorë, e më pas ekspertët e laboratorëve të analizave, të gjithë bashkë të shpikin se gjetën kokainë në trupin e Lear Kurtit të ndjerë bashkë me gjurmët e një qeseje të vogël plastike dhe për këtë arsye i riu vdiq për shkak të overdozës? Këtu hipotezat janë dy: Ose Lear Kurti vdiq për shkak të goditjeve apo torturave të policisë dhe që prania e kokainës është totalisht e shpikur. Ose, vdiq për shkak të kokaine së gëlltitur në mënyrë të vullnetshme dhe atëherë hipoteza e torturave është totalisht e shpikur. Për këtë ekziston një video.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *