• |
ide | kryesore

Eksperti për Kosovën: Pesë njohje nga BE-ja, dhe loja e Vuçiçit merr fund!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edward P. Joseph, profesor i Universitetit Johns Hopkins në Uashington dhe një njohës i mirë i problematikeve në rajonin e Ballkanit, është i bindur se mjafton vetëm një ndryshim në “qasje dhe mendësi” për dialogun Kosovë-Serbi nga faktori ndërkombëtar që Kosova të njihet edhe nga pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë hedhur ende këtë hap.

Joseph tha për REL se ka përpjekje serioze që Kosova të sigurojë njohjen nga Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia. Sinjal i qartë për këtë, sipas ekspertit, ishte edhe deklarata e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë televizionit Kanal 10 më 19 tetor, i cili tha se “njohja nga pesë shtetet në fjalë është më e rëndësishmja që Kosova mund të marrë nga cdo proces”.

Në të njëjtën kohë, shton Joseph, “kemi raportime të pakonfimuara, por raportime se propozimi franko-gjerman vendos në qendër njohjen e Kosovës nga këto 5 vende. Propozimi, të cilit i referohet Joseph, qarkullon në mediat e Kosovës prej një muaji dhe thuhet se ka për qëllim të lehtësojë zgjidhjen e problemeve mes saj dhe Serbisë. Mes të tjerash, ai parashikon që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë në BE.

Drafti thuhet se nuk përmend njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, por njohjen e Kosovës nga pesë shtetet ngurruese të BE-së. Pikërisht, këto pesë mosnjohje i kanë dhënë der më tani një avantazh apo fuqi të padrejtë Serbisë për të bllokuar Kosovën në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Kur ia largon fuqinë Serbisë, krijon mundësinë për atë që të gjithë e duan. Një negocjim të drejtë etë balancuar. Askush nuk dëshiron ta poshtërojë Serbinë, por qëllimi është një negociatë e drejtë”, thotë Joseph, që shton se këto njohje do t1i jepnin fund një herë e mirë lojës së Aleksandar Vuçicit”, i cili zyrtarisht pretendon se “dëshiron kompromis të drejtë me Kosovën” dhe se “është partner i Perëndimit”./ REL



3 Comments

  1. Lojra fjalesh.
    Ato 5 vende te EU nuk do ta njohin kurre Kosoven , pa u arritur marrveshja me Serbine.
    Spanja ta tha troc ne mes te Tiranes. Pa e njohur Serbia Kosoven , ne nuk do ta njohim.
    Kesaj i thone , po te kishte halla koqe do te ishte xhaxha.

  2. Si gjithmone BE-ja e mefshte dhe vonuar. Nuk eshte ne gjendje te jape drejtim apo zgjidhe asgje, për me teper lemshin ne Ballkan e ka krijuar vete me shume se 100 vite me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *