• |
ide | kryesore

Messi në siklet: Tv argjentinas po e intervistonte, gazetari Giralt shpërtheu në lot

-Instant, Sport
Giralt



Në skenë sa anormale aq edhe emocionuese. Protagonistët e këtij episodi ishin Lionel Messi dhe Pablo Giralt, gazetar i njohur amerikanojugor. Në vigjilje të Kupës së Botës, Argjentina mbetet ekipi favorit për fitoren finale dhe i gjithë populli bardhekaltër mbështetet te Pleshti për trofeun. Gjatë intervistës, teksa Messi tregoi dhe foli për disa foto nga koha kur ishte djalë, Giralt nisi të qante dhe të mbyste me ngashërima fjalët e tij.

Sytë e përlotur ishin të dukshëm dhe shumë pak vonoi të kalohej nga aty në të qarë. Messi nuk po e besonte. U mbështet në divan, edhe ai i kapur nga emocionet. Pastaj e preku butësisht në krahun e djathtë të gazetarit dhe e falenderoi. Pavarësisht se ka pasur shumë demonstrime dashurie nga mbështetësit e tij, gjesti i gazetarit e la Leon të habitur, pothuajse në siklet.

Pas intervistës, Giralt postoi një foto në Twitter me lojtarin e PSG-së duke shkruar: “Ky profesion dhe jeta ime më çuan në rrugë të paimagjinueshme. Dje realizova një ëndërr. Takova sportistin që e admiroj dhe e dua më shumë në botë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *