• |
ide | kryesore

Kapet kanabis dhe kokainë në Vlorë, dy të arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar në Vlorë ditën e sotme, pasi iu sekuestruan doza kokaine dhe kanabisi, gati për shitje, dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. A., 58 vjeç dhe V. V., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. A., në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 90 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Local”.

Vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, në doza.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, gati për shitje, dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Vlorës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Local”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. A., 58 vjeç dhe V. V., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. A., në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 90 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. A. bashkëpunonte me shtetasin V. V., për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Vlorës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *