• |
ide | kryesore

Polici përplas me makinë 12-vjeçarin në Gjirokastër, i mituri humb jetën

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një 12-vjeçari ka ndodhur në fshatin Valare të Gjirokatrës. Aksidenti u shkaktua nga efektiv i policisë kufitare, Ertkon Dinaj.

Ka qenë vetë punonjësi i policisë i cili e ka dërguar fëmijën në spital, por për shkak të plagëve të marra ai nuk arriti të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.



3 Comments

  1. Polici qe copton me helikat e gomones vogelushen para syve te prinderve ne Vlore, polici qe merr shenje
    e vret per qejf te riun Klodian Rasha, policia qe ndalon nje te ri pa bere asgje dhe ua kthen prinderve te
    vdekur, polici qe tani shtyp nje femije ne Gjirokaster .
    Tani ka mbetur qe te themi Zot na ruaj nga policet rilindas.

  2. Pse shtet eshte ky?!
    Ja zvicera qe eshte shtet, te ngjan gje shqiperia me ate, o rrote kari!?
    Prandaj patronazhistet ti cojne motrat arben evgjitit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *