• |
ide | kryesore

Sekuestrohen sërish 25 mijë euro të padeklaruara në Durrës, vinin nga Italia

Arkiva



Një ditë pasi u gjetën 500 mijë euro të padeklaruara, përsëritet sërish e njëjta situatë në Portin e Durrësit, këtë herë me dozë më të vogël. 25 mijë euro janë sekuestruar ditën e sotme në një furgon, i cili sapo mbërriti në port i është nënshtruar një kontrolli, nga ku u gjetën të fshehura paratë.

Ditën e djeshme shuma e parave është gjetur në tavanin e autobusit në një qese plastmasi, brenda së cilës ndodheshin disa pako. Eurot e padeklaruara janë zbuluar teksa mjeti ka kaluar në skaner, ndërsa drejtuesi i tij është shoqëruar në polici. Zbulimi i parave ka ardhur pas një hetimi mujor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *