• |
ide | kryesore

Sherri në lokal, plagoset me thikë një 35-vjeçar në Sarandë (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sarandë, shkon i plagosur me thikë në spital shtetasi Besmir Uka, 35-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ku Uka i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pas goditjeve në bark. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në një lokal në lagjen Nr.3.

Besmir Uka rezulton i dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010, madje gjatë kohës që ndodhej në burg është proceduar penalisht pasi është denoncuar nga një 16 vjeçare se e kërcëntonte përmes mesazheve në Facebook.

Uka ndërkohë ka precedente penalë edhe për “dhunë në familje”, “drejtim mjeti pa patente”, “vjedhje me dhunë në bashkepunim”.

Policia është ndodhur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimi për të zbardhur shkakun e plagosjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *