• |
ide | kryesore

Tjetërsuan pronat në Himarë, mbërrijnë në gjykatë 6 të arrestuarit për aferën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbërrijnë në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë 6 shtetasit e implikuar në dosjen e pronave në bregdet. Prokuroria e Vlorës për të gjashtë ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” ndërsa në të njëjtën dosje janë të implikuar edhe persona të tjerë ku për 8 të tjerë masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 8 shtetas janë “Proceduar në gjendje të lirë”.

Të 22 personat do të njihen sot me masën e sigurisë të caktuar nga prokuroria Ata janë arrestuar dhe proceduar si rjedhojë e operacionit policor të titulluar Formulari Gjyqtar i çështjes Enkel Peza Seanca pritet të filloi në 10:30

Gjykata e Vlorës ka lëshuar 22 urdhër arreste dy ditë më parë, për persona që dyshohen të jenë përfshirë në afera për tjetërsim pronash në bregdetin e Himarës. Gjashtë prej të cilëve janë arrestuar, 8 janë lënë në arrest shtëpie dhe pjesa tjetër po hetohen në gjendje të lirë, për veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Masa“Arrest me burg” iu dha: Arqilea Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi, Denis Kokaveshi, Vasillo Mëhilli, Artur Duni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *