• |
ide | kryesore

Arrestohet 31-vjeçari në Fier, i gjendet kanabis dhe 2 armë

-Instant, Lajme, Të fundit



Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Radostina”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier.

Vihet në pranga një shtetas që ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza kanabisi dhe 2 armë të ftohta.

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në qytetin e Fierit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Radostina”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi R. V., 31 vjeç, banues në Radostinë, Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit R. V. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi prej 630 gramë cannabis që do të ndahej në doza, për t’u shitur.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 armë të ftohta, 1 thikë edhe 1 përfocues grushti, të cilat iu gjetën 31-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *