• |
ide | kryesore

Italiano i tërbuar me arbitrin për golin e Inter në shtesë: “Një tjetër episod i dyshimtë, ishte faull i Dzeko”

-Instant, Sport
Italiano



Vincenzo Italiano përtypet i hidhëruar pas disfatës së pabesueshme të Fiorentinës së tij ndaj Interit. Goli vendimtar i Mkhitaryan në minutën e fundit të shtesës nuk është kapërcyer nga trajneri: “Nuk di as çfarë të them, në kuptimin që mendoj për një tjetër dyshim në një gol të pësuar. Dyshim sepse kishte një gjysmë faull në favorin tonë – ishin fjalët e teknikut në fund të ndeshjes -. Është hera e panumërt. Kësaj radhe, dhjetë sekonda nga fundi dhe ne humbëm. Keqardhja është e madhe, e kishim përmbysur e rikuperuar. Ishte një shpërblim për djemtë. Na vjen keq dhe jemi të hidhëruar. Humbëm një ndeshje që nuk e meritonim ta humbnim, por vazhdojmë përpara”.

Në fishkëllimën e trefishtë të Valerit shpërtheu një trazirë e vogël në fushë. Lojtarët e Fiorentinës protestuan për një faull të Dzeko ndaj Milenkoviçit në fillim të aksionit të golit të 3-4: “Ky është një faull – përsëriti Italiano -. Nikola mori pozicionin. Dzeko i tërheq edhe fanellën. Nuk është faulli i parë i dyshimtë që na kushton pikë, por e shënojmë dhe vazhdojmë përpara”.

Më pas trajneri analizoi momentin delikat të skuadrës së tij: “Në këtë moment vendosim një situatë në rregull, si dje që të gjithë sulmuesit shënuan. E në vend të kësaj humbasim kthjelltësinë prapa. Nuk jemi në gjendje të jemi të balancuar. Kundër të mëdhave ne ekzaltohemi, kundër të tjerëve fatkeqësisht humbasim përqendrimin. E kemi këtë defekt, qe sa herë lejojmë pësojmë gola. Per mendimin tim jemi duke u rritur. Vijmë nga një fitore në Conference dhe nga një barazim, edhe pse në Lecce duhet të kishim arritur më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *