• |
ide | kryesore

Johnny Depp, sërish në gjyq

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Depp ka nisur së fundmi një tjetër përballje ligjore. Së bashku me Jeff Beck kanë paditur Bruce Jackson, i cili i ka akuzuar për plagjiaturë për tekstin e “Sad Motherf Parade”.

Jackson shkroi një poezi   të quajtur “Hobo Ben” dhe përfshiu disa rreshta  në librin e tij “Get Your Ass in The Water and Swim Like Me”.

“Të vetmet dy rreshta  që mund të gjeja në të gjithë veprën janë ‘Big time motherf—-r’ dhe ‘Bust it down , tha Jackson.

“Gjithçka tjetër është nga performanca e Slim e publikuar në librin tim. Unë kurrë nuk kam hasur diçka të tillë. Unë kam botuar gjëra për 50 vjet. Kjo është hera e parë që dikush ka marrë dicka timen “, u shpreh ai. “Nuk e di nëse ky rekord po shitet. Kam parë disa komente që do të isha  i turpëruar t’i kisha marrë nëse do të ishte kënga ime. Por nëse po shitet, Johnny Depp po fiton shumë para. A duhet të shkojë tek ai dhe ta diskutojë këtë gjë privatisht, apo të marrë masa ligjore?”,

Mirëpo, në padinë e bërë nga Depp dhe Beck ata pretendojnë se teksti  nuk ka origjinë të qartë.  Për më tepër, dyshja u shprehën se  Bruce nuk ka të drejta për tekstin sepse është thjesht një përrallë popullore dhe askush nuk mund ta pretendojë ligjërisht. John po kërkon dëmshpërblim nga Jackson dhe do që aitë  kërkojë falje publike për akuzat./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *