• |
ide | kryesore

Kanye West: Do e dua gjithmonë Kim

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West ka folur së fundmi për divorcin e tij me Kim Kardashian. Në një  intervistë me Pierce Morgan, reperi deklaroi se do e dojë  gjithmonë  Kardashian.

“Unë mund të jem i divorcuar në letër, por nuk jam i divorcuar nga ideja për të qenë mbrojtës”, tha West. “Do e dashurojë gjithë jetën “duke shtuar: “Mjaft e çuditshme,por  unë do ta mbroj atë”.

Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga fituesi i Grammy në shkurt 2021 pas gati shtatë vitesh martesë. Reperi e akuzoi së fundmi atë dhe famijen e saj se e ndaluan të takohej me fëmijët e tij.

“Pra pse të gjithë ndjeheshin kaq të lirë të më sulmonin për bluzën time. Por Candace Owens ishte e vetmja personazh publik që tha se ishte e gabuar që Kardashians të më pengonin të takohesha me vajzën time,” shkroi ai në Instagram në fillim të këtij muaji, duke iu referuar kritikave për veshjen e tij “White Lives Matter”. Unë dola publikisht me shpresën e mbështetjes publike në atë kohë.”

Kim kohët e fundit pohoi në podcastin “Not Skinny Por Not Fat” se Kanye i ka takuar gjithmonë fëmijët edhe kur ata të  dy nuk komunikonin.

“Shpresoj që të kemi një bashkëprindërim të mirë,” tha ajo, duke shprehur optimizëm për marrëdhënien e tyre të ardhshme. “Unë mendoj se ne kemi thjesht një lloj tjetër prioriteti tani. Por ju e dini, kjo nuk do të thotë se ai nuk është person i mahnitshëm dhe një mik i mrekullueshëm. Unë besoj se gjërat do përmisohen. Shpresoj shumë.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *