• |
ide | kryesore

MotoGP/ Triumf i Bagnaia në Malejzi, Quartararo nuk e lë të festojë titullin: Valencia vendimtare për Botërorin

-Instant, F1, Sport
Bagnaia



Në MotoGP, Ducati dhe Francesco Bagnaia triumfojnë në GP të Malajzisë, raundin e parafundit të Kampionatit Botëror. Një podium me dominim italian në Sepang, me Ducatin tjetër të skuadrës Gresini të Enea Bastianinit që përfundoi i dyti. Italiani arriti të mbajë prapa francezin Fabio Quartararo. Me suksesin malajzian, Bagnaia shkon 23 pikë përpara Quartararo. Kështu, Cmimi i Madh i Valencias, gara e fundit e vitit, do të jetë vendimtare për titullin.

Mund të ishte vendimtare kjo garë për Francesco Bagnaia, i cili në Sepang, e çoi deri në fund punën e tij. Piloti i Ducati mori rezultatin maksimal të mundshëm, por Fabio Quartararo nuk hoqi dorë asnjëherë nga gara. Duhej fitorja dhe shpresa për një paraqitje për vend të katërt ose më keq për francezin që Bagnaia të festonte titullin. Italiani mbërriti para të gjithëve, por pas shpine gjeti “El Diablo”. Vendi i tretë i francezit kampion bote, në fakt shtyn gjithçka në garën e fundit të sezonit.

GP VALENCIA

Në Valencia Pecco do të mbërrijë me 23 pikë avantazh dhe një hipotekë serioze për titullin, duke përjashtuar ndonjë katastrofë. Italiani në GP të Comunita Valenciana duhet vetëm të qendrojë në garë dhe të renditet brenda vendit të 14-të për të festuar titullin e parë në klasin e lartë. Por Quartararo nuk dëshiron t’i shtrojë tapetin e kuq e edhe në garën e fundit të vitit 2022 sigurisht që do t’ia bëjë të vështirë.

Duke u rikthyer në garën e Sepang, mes dy “grindavecëve” vendoset një super Enea Bastianini. Italiani luftoi fort për të mbajtur vendin e dytë të podiumit. E për pjesë të mëdha të garës, shpresoi të fitonte përpara shokut të ardhshëm të skuderisë Bagnaia. Për pilotin e skuadrës Gresini, një performancë fantastike, pas fillimit nga vendi i dytë në start. Quartararo, megjithatë, shpreson. E duke duruar dhimbjen e thyerjes së gishtit të mesit të dorës së majtë, niset drejt Valencias me synimin për t’ia bërë të hidhur Pecco kthimin në Evropë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *